Policia Vendore e Drejtorisë Dibër ka nisur një aksion për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Nën drejtimin e Drejtorit Vendor të Policisë, 78 efektivë policie të Komisariatit të Policisë Dibër, me mbështetje të specialistëve të Sektorit të Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe forcat “Shqiponja”, janë ushtruar kontrolle masive në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë kontrolluar territorin në rrugë tokësore në zona e pika të dyshuara ku mund të ishte kultivuar lënda e ndaluar. Po ashtu, është përdorur edhe dron për të verifikuar terrenet të cilat janë të vështira të kontrollohen në këmbë.
Sipas policisë Dibër 11 grupet e aktivizuara në terren, kanë ushtruar kontrolle në zona pyjore, tunele, banesa të braktisura, sera e magazina të ndryshme dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrolli i imtësishëm i territorit vijon çdo ditë në të gjithë qarkun e Dibrës, në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike” – thuhet në njoftimin e policisë.
mattv