Konstituohet Këshilli i Qarkut Dibër

0 0
Read Time:47 Second

Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga marrja e mandateve nga ana e kryetarëve të Bashikive dhe anëtarëve të këshillave bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, këtë të mërkurë është bërë kostituimi i Këshillit të Qarkut Dibër.

Në ambjentet e këtij institucioni u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Qakrut ku dhe u zgjodhën drejtuesit e tij për katër vitet e ardhshme.

Anëtarët e Këshillit të Qarkut Dibër përbëhen nga kryetarët e katër Bashkive dhe anëtarë të zgjedhur me votat e këshillave bashkiak në secilën bashki.

Kandidaturë e vetme për drejtimin e Këshillit të Qarkut Dibër është propozuar këshilltarja Valentina Haliti e cila mori 16 vota pro. Kryetarja e sapozgjedhur tha se do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetje të qytetarëve të qarkut Dibër.

Ndërkohë me të njëjtin numër votash, zëvendëskryetar i Këshillit të Qarkut Dibër u zgjodh anëtari i Këshillit të Bashkisë Mat, Halit Palamani. Mattv.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %