Konkursi nderkombetar i matematikes”Kangaroo” vjen ne Diber

0 0
Read Time:1 Minute, 7 Second

Të dashur prindër dhe fëmijë të apasionuar pas matematikës!


Nxitoni të rregjistroheni në konkursin ndërkombëtar “Kangaroo 2020” të matematikës që këtë vit do të jetë edhe në qytetin tonë. Fituesit e këtij konkursi do të pajisen me benefite dhe certifikata ndërkombëtare që do tu vlejnë shumë!


Por cfarë është ky konkurs?
Konkursi “Kangur” ka për bazë një testim i cili kryhet njëherësh në të paktën 90 vende të botës. Mbi 6.4 milion nxënës morën pjesë vitin e kaluar në konkursin “Kangur 2019” në këto vende.
Promovimi dhe përfshirja e të rinjve tanë në shkencë ka qenë dhe do të mbetet në fokus të veprimtarisë së “Shoqatës Shqiptare të Matematikës”. Ndaj le te zgjojme së bashku me ju të nderuar mësues dhe prindër interesin për shkencën edhe me konkursin e mirënjohur ” Kangur”.
Testi “Kangur” është ndërkombëtar dhe konkursi organizohet me të njëjtat rregulla në të gjitha vëndet pjesëmarrëse në të.
Qëllimi është t’u paraqesim nxënësve nga klasa e 1-rë deri në të 12-të një konkurs të bukur dhe tërheqës, që t’i frymëzojë ata për tu zhvilluar në drejtimin e matematikës.

Data e konkursit për vitin 2020 është e shtunë, 28 Mars
Rregjistrohuni pranë shoqates “Ardhmeria” si dhe kontakto me koordinatoren e projektit për rrethin e Dibrës, Aida (Murrja) Trupja

website: www.kangaroo.al

Ju mirëpresim në konkursin “Kangur Shqipëri 2020”!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %