Kombëtarja e minifutbollit, optimizëm te kuqezinjtë: I fitojmë të tria ndeshjet

1 0
Read Time:44 Second

Në datën 29 mars do të nisë aventura e kombëtares së minifutbollit në Kampioantin Evropian, ku kuqezinjtë do të tentojnë që të arrijnë kualifikimin. Për Supersport/Digitalb, Endrit Kaca tregon se shorti është tepër i vështirë, por ai është besimplotë se skuadra mund ta kalojë fazën e grupeve.

“Kemi krijuar një grup simpatik me lojtarë cilësor, stërvitjet vazhdojnë prej 1 muaji. Objektivi ynë është kalimi i grupit. Shorti ishte pak i vështirë”.

Xhuljan Reçi në anën tjetër thekson se krahas kualifikimit, ekipi ka si objektiv dhe kualifikimin për në kampionatin botëror.

Ndeshjet që na presin janë shumë të vështira, por me besim dhe djemtë do ja arrijmë qëllimit. Synimi është që të kalojmë grupin, por dhe të kualifikohemi në botëror. 

Edhe pse përballë Shqipërisë do të jenë Spanja, Rumania dhe Luksemburgu, në kampin kuqezi ekziston besimi se kombëtarja jonë ka potencialin për të marrë tre fitore.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %