Klubi i futbollit “Korabi” dhe trajneri Dorjan Bubeqi ndërpresin bashkëpunimin. Më poshtë gjeni postimin e ish-trajnerit:
“Me vjen shume keq por qe nga ky moment nuk jam me pjese e @kfkorabi . Kam kaluar nje periudhe me shume se 2 vjecare shume te mire por si gjithmon cdo fillim e ka nje fund. Me kete rast Falenderoj presidentin Fehmi Mziu per bashkepunimin, kryetarin e bashkise Dionis Imeraj i cili ka qene shume prane ekipit dhe na ka mbeshtetur gjithmone, stafin qe un kam punuar Donald Meziu, Beskik Beqiri, Dok. Alfred Koka,futbollistet te cilet kan qene gjithmon te perkushtuar si dhe tifozet e zjarrte dibran te cilet kane qene lojtari jone i 12. I uroj @kfkorabi suksese dhe inshalla ne superlige sa me shpejt. Forca KORABI.⚪️🔴🏆”
Në emër të Klubit e falenderojmë për gjithçka ka dhënë për Korabin dhe i urojmë suksese në karriere dhe në jetë!