Klos, gjenden të montuara lojra fati. Procedohet penalisht pronari i subjektit

0 0
Read Time:39 Second

Teksa ligji për mbylljen e llotove dhe lojrave të fatit ka hyrë në fuqi, policia ka filluar operacionet në terren për evidentimin e rasteve me kundravajtje.

Në njoftimin e bërë sot për shtyp nga Policia e Shtetit thuhet se janë proceduar penalisht dy shtetas, pasi në subjejtet e tyre u gjetën të montuara lojra fati. Njëri nga të proceduarit është nga Klosi.

“Në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë Policia shton: “Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

/dibraon/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %