-Trajneri i ekipit të Korabit Klevis Dalipi dha një intervistë eksluzive për portalin dibran Dibra ON. Ai foli për situatën aktuale në ekip dhe për të ardhmen e Kf Korabit.
Ekipi i Korabit luan këtë të shtunë ndaj Erzenit pas një humbje ndaj ekipit të Burrelit. Trajneri i dibranëve Klevis Dalipi eksluzivisht për portalin Dibra ON tha se kjo ndeshje nuk është e thjeshtë pasi neve na duhet patjetër fitorja për të ruajtur qetësinë në ekip. Kjo aq më tepër kur ekipi i Erzenit vjen nga rezultatet pozitive.
-I pyetur për humbjen ndaj Burrelit trajneri Dalipi u shpreh që ky është futbolli. Nga humbja duhet të rikuperojmë ato gabime që patëm në ndeshjen ndaj Burrelit. Por ajo çka është më e rëndësishme që skuadra është mjaftë e vëmendshme në senacat stërvitore. Harmonia në ekip është mjaftë e mirë kështu që mendoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në ecurinë në kampionat.
Klevis Dalipi vlerësoi shumë tifozërinë dibrane dhe e veçoi atë si jë faktor shumë të rëndësishëm në gjendjen e ekipit. Sigurisht që ndjehet shumë mungesa e tyre në stadium sepse ato në të vërtetë janë bateri karikuese për ne si ekipt.
Ne kemi nje skuadër që bazohet tek forca e grupit. Lojtarët me eksperiencë së bashku me të rinjtë ndihmojnë në lojë skuadrën duke luajtur më grup. Kështu që ata ndihmojnë edhe Skukën për të dalë sa më shumë përpara portës sepse cilësitë e tij janë më efikase në finalizimin e aksionit. Deri tani Xhuliano Skuka:- shton trajneri Dalipi po bën shumë mirë detyrën si sulmues.
I pyetur për ecurinë e ekipit trajneri Klevis Dalipi tha se kemi dhe dy ndeshje për të luajtur deri në fund të vitit që unë i quaj si finale sepse janë shumë të rëndësishme. Më pas do bisedojmë me drejtuesit për ti parë gjërat më me qetësi për ta parë me mirë ecurinë në kampionat.
Pregatiti: Samet Zagradi