Sport| Ks Korabi|
KF Korabi vijon përforcimet për sezonin e ri, duke shtuar në radhët e tij lojtarë cilësorë, të cilët do të ndihmojnë ekipin në objektivat e kampionatit. Klubi ka zyrtarizuar firmosjen e kontratave me katër futbollistë të rinj: Ronald Disha, Ujkan Muça, Rihan Zeqiri dhe Patrik Treni.
Ronald Disha
Mbrojtësi 25-vjeçar ka arritur marrëveshjen me KF Korabin, duke sjellë përvojën e tij nga ekipet e mëparshme si KS Lushnja dhe Flamurtari FC. Pritet të jetë një pikë kyçe në repartin mbrojtës të skuadrës.
Ujkan Muça
Sulmuesi 24-vjeçar nga Dibra e Madhe rikthehet te Korabi pas eksperiencave në ekipe si Gostivari dhe Akademia Shkëndija. Muça pritet të sjellë energji të re në fazën sulmuese të ekipit.
Rihan Zeqiri
Mesfushori 26-vjeçar nga Tetova rikthehet në Dibër pas një karriere të pasur me klube si FK Pelister dhe FK Voska. Zeqiri do të shtojë kreativitet dhe stabilitet në mesfushën e Korabit.
Patrik Treni
Me vetëm 22 vjeç, Patrik Treni është një sulmues i ri, por me përvojë të konsiderueshme nga ekipet FK Bylis dhe KF Teuta. Ai pritet të jetë një forcë e re për skuadrën në fazën e sulmit.
Sfida e radhës: KF Korabi – Valbona
KF Korabi do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Valbonës më 20 janar 2025, në orën 13:30, në stadiumin Korabi. Ky takim është i një rëndësie të veçantë për ekipin dhe mbështetja e tifozëve dibranë do të jetë thelbësore për të arritur rezultatin maksimal.
KF Korabi fton të gjithë tifozët e saj të bashkohen në këtë sfidë dhe të mbështesin ekipin drejt një tjetër fitoreje të rëndësishme.
#ForcaKorabi #Welcome #KorabiValbona #Kampionati2025