Klubi i Futbollit të Bulqizës, KF Bulqiza ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një ndeshje me Sopotin e Librazhdit.
Megjithëse treguan një performancë mjaft të mirë në fushën e blertë në Librazhd, duket se fati nuk ishte në anën e djemve bulqizakë sot, të cilët pësuan një humbje 5-1.
Që në minutat e para të ndeshjes, të dyja ekipet kanë dhuruar një lojë mjaft të mirë dhe dinamike, ritëm ky i cila ka vijuar deri në vërshëllimën e fundit të bilbilit të arbitrit.
Pjesa e parë u mbyll mbyll me rezultatin 2-0 në favor të ekipit librazhdiot, nga dy autogola ‘të pafalshëm’ të skuadrës bulqizake. Ndërkohë në pjesën e dytë, KF Bulqiza arriti të shënonte golin e nderit, por duke pësuar edhe 3 gola të tjerë nga Sopoti, duke bërë që ndeshja të mbyllej me rezultatin 5-1.