Këngëtarja nga Kosova publikon këngën më të famshme dibrane “Hajredin Pasha”

0 0
Read Time:49 Second

Këngëtarja nga Kosova Albina Kelmendi, para disa ditësh ka publikuar versionin më të ri të kënduar prej saj të këngës më të famshme dibrane “Hajredin Pasha”.

Kënga është ripunim i versionit të kënduar shumë vite më parë nga Sinan Hoxha dhe Ermal Fejzullahut, por në një orkestrim ndryshe, dhe në një rrymë tjetër të kënduari pop-rok, duke i shtuar një dimension të ri estetik.

Për së pari herë, kjo këngë u regjistrua nga rapsodi dibran Hazis Ndreu, me një tekst më të gjatë, duke i qëndruar besnik versionin popullor dibran. Që atëherë kjo këngë është kënduar nga shumë rapsodë dhe këngëtarë të trevave të ndryshme.

Albina Kelmendi mbahet mend si finaliste e The Voice Albania 4. Ajo ka qenë pjesë e “Këngës Magjike” dhe “Top Fest”.

Përveç këngëve pop, ajo ka eksploruar edhe në këngë popullore qytetare, të tilla si: “Mora fjalë”, “Vjet e mia po kalojnë”, “O zambaku i Prizrenit” dhe plot potpuri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %