Kalaja e Grazhdanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Grezhdan, rrethi i Dibrës, në qarkun e Dibrës, Shqipëri. Ky monument është i llojit “Arkeologji”, i miratuar me numër 6 datë 15.01.1963.
Kalaja e Grazhdanit në Dibër është një nga kalatë më të mëdha në vendin tonë, madje dhe në Ballkan. Vendin kryesor në këtë areal, i cili rrethohet nga 18 kështjella, e zë qyteti i Grazhdanit, për vetë madhësinë dhe problematikën e komplikuar, që ai përmban në vetvete. Me një sipërfaqe prej 34 ha dhe mure rrethuese me perimetër 3000 m, ai radhitet në qytetet më të mëdha për antikitetin e vonë në Shqipëri.
Kërkimet e filluara në këtë qendër në vitet 2000 e në vazhdim kanë nxjerrë në dritë elemente të rëndësishëm arkitektonike të panjohur më parë në botimet e dhëna për këtë qendër, të cilat konsistojnë në ndryshimet planimetrike të formave ndërtimore të hyrjeve, kullave dhe të linjës së përgjithshme të fortifikimit, duke krijuar kështu një pamje të ndryshme si për planimetrinë e qytetit, ashtu edhe për elementë të tjerë arkitektonikë, që haset pothuajse në të gjitha kështjellat fushore ushtarake si në Skampis, rruga “Egnatia”, Ulpianë, rruga “Lissus” – Naissus etj., e njohur deri në periudhën e Konstandinit, datuar në shek. IV.
Grazhdani është një kështjellë që ndodhet 11 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, në mes të dy përrenjve, Grazhdanit në Veriperëndim të qytetit me të njëjtit emër, si dhe Maqellarës në Jugperëndim, të cilët derdhen në lumin Drini i Zi, ndërtuar në një terren kodrinor, 525-600 metër mbi nivelin e detit. Ka një pozitë gjeostrategjike mjaft të rëndësishme në pellgun e Drinit të Zi, veçanërisht për rrugët tregtare-ushtarake që lidhen provincat e Epirit të Ri (Adriatikun), Dardanisë (Kosovë) dhe Maqedonisë II, që realizoheshin nga Via Egnatia dhe Lissus – Naissus.
Për vlerat historike dhe arkeologjike, Kështjella e Grazhdanit është shpallur monument kulture që në vitin 1974. Përreth kështjellës ndodhen disa monumente të tjera të kësaj periudhe, si Kalaja e Gradecit, Videni, Gradishta e Peshkopisë, qyteza e Topojanit etj. Kjo qendër bën pjesë në zonën e Maqellarës, e cila lidh Maqedoninë me Dibrën dhe Kosovën. Muret rrethuese janë rreth 3.5 m të gjera, kanë perimetër afro 3000 m, janë të përforcuar nga 42 kulla të tipave katrore, drejtkëndore dhe freskore, si dhe kanë tri porta të tipit “propognaculum”, fortifikuar nga kulla masive në formë U-je, karakteristikë për një shtrirje kohore që nuk e kalon shek. IV e.s.
Kështjella e Grazhdanit në Dibër është një prej monumenteve me një rol të madh historik, gjeo-strategjik, që në periudhën e vonë romake përfaqëson një ndërtim të shekullit IV, më të madhen në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Po ashtu, aty ndodhet një prej kullave të shndërruar në kishën mesjetare, varreza mesjetare dhe kulla poligonale.Një prej atraksioneve kryesore sa i takon turizmit kulturor është Kështjella e Grazhdanit, e cila njihet si ajo që i dha emrin krahinës së Dibrës dhe është një nga më të mëdhatë në Ballkan. Kalaja e Grezhdanit, ka 44 kulla dhe është dy herë më e madhe se Butrinti dhe Bylisi. Vendin kryesor në këtë areal, i cili rrethohet nga 18 kështjella, e zë qyteti i Grazhdanit, për vetë madhësinë dhe problematikën e komplikuar, që ai përmban në vetvete. Me një sipërfaqe prej 34 ha dhe mure rrethuese me perimetër 3000 m, ai radhitet në qytetet më të mëdha për antikitetin e vonë në Shqipëri. Gjetjet arkeologjike, në qëndër te qytetit të sotëm dhe në periferi, dëshmojnë për një jetë qytetare ilire, që datohet rreth shekullit III-II p.e.s. Kalaja e Grazhdanit, ndërtimi i së cilës datohet në shek. IV p.e.s, ka mendime që kalaja është (Uskana) antike, e cila, ishte një ndër kalatë më të mëdha të proincave ballkanike, me një sipërfaqe prej 34 ha, me një mur rrethues 2760m, ku gjërësia arrin (2.8m) dhe lartësia deri (4.5m). Ka tre hyrje dhe mbrohej nga 40 kulla.