Klubi i Korabit nëpërmjet një postimi në rrjetet zyrtare të klubit foli për lojtarët e rinj që janë marrë nga ekipet e moshave dhe atyre me origjinë dibrane. Ato vlerësojnë shumë faktin që lojtarët me origjinë dibrane të jenë më të shumtë në numër pranë ekipit.
Më tej ato shkruajnë:- Tek Korabi veç fazës përgatitore që po kalon ekipi i parë, stafi teknik, Bubeqi, Mziu dhe Beqiri po krijojnë hapsira për të rinjtë e talentuar në Dibër.
Pranë ekipit të parë po aktivizohen dhe Kapiteni i U19 mesfushori Jurgen Doda, sulmuesit Gazi Hysa dhe Antonio Tanushi si edhe portierët Bajram Elezi, Endrit Neli, Elham Muda, Damian Braho, Seldi Reçi dhe Klajdi Çorollari.
Kujtojmë se me ardhjen e këtij stafi teknik tek Korabi, Dibranët janë shtuar masivisht dhe ky është qëllimi kryesor i projektit.
Në përbërje të Korabit janë Dibranë të konfirmuar tashmë si Briken Doçi, Sokol Mziu, Xhulio Skuka, Redon Raza, Armend Murrja, Elvis Kovaçi, Xhulio Reçi, Ronald Disha, Ylber Muça, Ervis Koçi, Ekrem Shehu, Mario Farruku.