Dibra të mirëpret në sofër me gatimin e saj tradicional , jufka Dibre. E ku ka më mirë…. I lë pas gjithcka, edhe ato pjatat super luksoze që i gjen në restorantet e shtrenjta, përpara shijes tradicionale. Por shumë prej jush, miqëve të kësaj faqes mund të pyesni: “Jufka? Cfarë janë këto?”
Jufkat janë makarona të përgatitura nga amvisat dibrane, vetëm me miell, vezë dhe qumësht. Të, shijshme? Nuk mund ti përshkruash….Me shije… shumë. Sidomos të kombinuara me mishin e pulës, dhe më mirë akoma me një pulë fshati…
Por, të gjithë kanë të drejtën të provojnë gatimin tradicional dibran. Më poshtë miqtë e mi, po ju paraqes recetën se si mund të përgatisni një vaktë të shijshmë me jufka Dibre. Ndoshta sot , shkoi vonë, por lexojeni sot dhe realizojeni nesër
Nëse do të gatuanim për një familje pre katër personash, po marrim një familje mestare, do të na duheshin këto masa:
• Një pulë e vogël fshati… sepse ka më shumë shije
• 400 gr jufka dibre,
• 100 gr gjalp
• 1 kokërr qepë
Përgatitja amvisa të dashura është :
Lajmë mirë pulën e fshatin dhe e vendosim të ziejmë për 15-20 minuta në një tenxhere presioni, ku i shtojmë ujë dhe kripë. Ndërkohë që pula kryen procesin e zierjes, presim qepën shumë hollë dhe e skuqim me 50 gr gjalp, derisa qepa të marrë një ngjyrë të artë. Në tiganin që këmi skuqur qepën, shtojmë jufkat duke i kavardisur herë pas here që të mos na ngjiten në sipërfaqen e tiganit.
Gjatë kohës që skuqen jufkat, ngrohim furrin, duke e vendosur në 250 gradë. Pasi dhe jufkat kanë marrë, një ngjyrë të artë nga skuqja, i hedhim në tavën që do ti gatuajmë. Në tavën që do vendoset në furrë, shtojmë pulën e fshatit, jufkat dhe 50 gr nga gjalpi i mbetur. Pasi i kemi vendosur të gjithë përbërsërit e sipërpërmendur, i shtojmë dhe lëngun më të cilin zjeu pula dhe tavën e vendosim në furrën e ngrohur në 250 gradë. Jufkat janë gati për 15-20 minuta.
Ju bëftë mirë!!!