Ju tregoj Gjoricën, fshatin tim

0 0
Read Time:3 Minute, 20 Second

Nga: Artjola Cani

Gjorica e rrethuar nga  dy lumenj Drini dhe Zalli, formohet nga rrjedha e këtyre dy lumenjve duke na treguar qartazi një fushë gjigante të thyer në qafën e saj me një kodër hijerëndë. Çifligu i ngritur, ngjan më lart se vetë kodra, si të ishte një kala e vërtetë.

Nga lartësia ku është ngritur Çifligu , por sigurisht edhe nga vija më e lartë e kësaj kodre shikohet lehtë i gjithë fshati i mbuluar me petkun e gjelbër dhe nga fjongoja në ngjyrë smeraldi që e mbështjell në çdo qoshe që nga baza e kodrës e deri në fund ku dhe fjongoja krijohet magjishëm. Nëse s’do  ishte kodra, do ta quanim Ishull!

Një emër më real sesa “Ishulli” dy bashkautorët Qemal Osmani dhe Shaqir Skarra i dhanë një emër të ri fshatit në librin e tyre duke e titulluar “GJORICA, fshati midis ujërave” .

Në ditët e sotme është  vërtet kjo fushë pjellore mes ujërave, mjaft produktive dhe cilësore duke qenë disi fitimprurëse për vendasit që kultivojnë, drithëra, vreshtari e parcela të mëdha kryesisht me mollë. Por si u krijua fusha e Gjoricës?

Nga gojëdhënat Gjorica ka një histori të bukur që të parët arritën të  krijonin për të lindur  një fshat të ri me emrin GJORICË.

Niveli mjaft i ulët i mirqënies dhe ekonomisë që i kishte përballur me skamjen banorët e fshatrave malor si Bllacë, Zogje, Shtushen,Mazhicë, ndoshta më shumë se para një shekulli ata zbritën nga trojet e tyre për të gjetur shpëtim.

Kërkonin të mbijetonin duke punuar me mish e me shpirt, por edhe pse punonin tej mase forma ,klima dhe relievi i fshatrave të  tyre i sfidonin akoma më shumë, duke mos ju dhënë asnjë të korrë që ata mbillnin.

Për këtë arsye që kërkonte një zgjidhje, fshatarët larg nga vendi i tyre zbuluan një territor të rrafshët e të gjerë, ku mezi arrije të prekje dhe.

Të sfilitur nga male dhe kodra, të cilat rrallë herë të rezervonin toka pa gurë që të ndalonin punën, menduan dhe shpresuan se uji është i domosdoshëm për nevojat jetësore. Edhe pse sërish u përballën me një sfidë për tokën që dëshironin, një reliev fushor i mbuluar nga uji deri në atë nivel, për ta u bë e mundur ta thanin fushën e shumëdëshiruar.

Ishin muajt e pranverës dhe verës të cilët ishin të limituar dhe mjaft të artë për ta, sepse klima karakteristike  që mbizotëron në këtë vend veri-lindor ju jepte një pushim të gjatë për të mos punuar më.

Rutina e tyre e shumë viteve me rradhë solli ngritjen  e kasolleve në fushën me ujë, dhe pothuajse gjysmën e vitit ata e kalonin nëpër fushën që çdo ditë e më tepër po e trasformonin me të mbjella. Çdo vit që uji sa vinte e thahej, të mbjellat jepnin më shumë prodhim e, djersët vazhdonin të pikonin në ujin që po humbiste nëpër balt.

Vendi që përdorën fshatarët për ta kthyer në tokë buke, quhej gjurrë sepse kjo ka  domethënien e burimit të ujit dhe një vendi ku uji nuk i lë vend diçkaje tjetër.

Njerëz me shumë vullnet dhe të palodhur ndërtuan të vetëm fshatin,  që edhe sot e kësaj dite njihet për nga fusha që mbizotëron, prodhimi që merret dhe këto të gjitha falë punës.

Merita e këtij  rikrijimi u përket të parëve tanë, atyre që dhanë kontributin e tyre për krijimin e fshatit Gjoricë.

Historia e këtij fshati nisi që kur vullneti dhe zëri plot shpresë kumboi fuqishëm mbi atë pasqyrë të kristaltë

Me mjaft peripeci, lodhje dhe dëshirë të pa përshkrueshme kalimi i viteve tregoi ndryshime të dukshme në Gjoricë. Sepse ishin njerëz djersëmbuluar, që nuk i bënin ojna punës.

Pikaset ndër kohë zgjuarsia, mençuaria dhe  një heshtje që lë përgjatë zbehjes së saj shumë  nënkuptim.

Sot kanë mbetur pjesë të historisë, kulturës  dhe traditave që tregojnë gjenezën e fshatit./dritare.net

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %