Jorik Roshi është vetëm 5 vjeç, ku djaloshi dibran po spikat me talentin e zgjuarësisë në skenën e TV Klan.
Ai është bërë pjesë i emisionit ” Në Kurthin e Piter Pan”, në TV Klan. Ai i bashkohet talent-show me fëmijët më të zgjuar, gazetarët e së ardhmes dhe të ftuar special Vip.
Në natën e parë të emisionit ai tregon se është një djalë i shkathët, që ka qejf të eksplorojë botën e kafshëve. Kohën e lirë e kalon shëtitje me biçikletë dhe preferon luanin si kafsha që simbolizon fortësinë përpara sfidave.
Me këtë Joriku dëshiron të tregojë se sfidat i ka vendosur që në moshë të vogël përpara për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike me thjeshtësinë, zgjuarësinë që e karakterizon.
Formati për fëmijët realizohet nga Vera Grabocka dhe me sa duket Joriku ka rrëmbyer jo vetëm zemrat e punonjësve të Klan-it, por të të gjithë shqiptarëve. Sidomos, për dibranët që një krenari e tillë përfaqëson se Dibra gjithmonë ka nxjerrë talente.