Jasemina, modelja 13 vjeçare nga Peshkopia

0 0
Read Time:1 Minute, 39 Second

Jasmina Kadria, lindur në 2006-n në Qytetin e bukur të Peshkopisë -Dibër. Është vetëm 13 vjeçe , një vajzë e brishtë si brishtësia e një fëmije, e qeshura e saj ka një diell të veçantë. Është një nder nxënëset më të dalluara në mësime në klasën e saj. E kam ndjekur prej kohësh që Jasmina po pozonte për disa marka veshjesh. E të mendojmë se është vetem 13 vjeçe , por Jasmina po bën atë që do. Prinderit e saj kanë dhënë mbështetjen e tyre maksimale duke i thënë PO. Ajo e nisi me firmën e njohur si “ Sonny’s Angels “ ku shkëlqeu ! Modele 13 vjeçe ?!-Sot për sot po. E them me vendosshmëri se ja ka dal me shumë sukses. Por pasi mori eksperiencën e parë të modelingut, duket se për Jasminen e qeshur , sapo kanë filluar. Fillimi i mbarë dhe i sukseshëm , do i vinin oferta të tjera.
Si ; “blukids dhe swach “ për sezonin veror. Për një kohë kaq të shkurtër, Jasmina ka marr edhe propozime të tjera për butik veshjesh të ndryshme me emër , por për momentin nuk i ka pranuar. Pasi mosha e saj e vogël i bëjnë prinderit të stepën!…
Pyetja që mua më vjen në mendje është: a do jetë Jasmina në rrugët e modelingut?!-këtë nuk mund ta themi ! Por nëse po , kjo vajzë do të ngjitet në skena të ndryshme e ku i dihet, ndoshta edhe në skena europiane. Por , mos të “nxitojmë” pasi Jasmina ka marr sëfundmi një ftesë për të qënë protagoniste e një diçkaje të madhe .Por për momentin nuk mund të zbuloj më shumë. Le t’ja lëmë kohës të flasi për sukseset e saj!…
Kur pyeta prinderit sesi ndihen, ata u emocionuan dhe thanë: nuk e kishim njohur më parë vajzën tonë.
Në fund ata dhanë edhe një këshillë.
-Ti lëmë fëmijët të bëjnë atë që duan , vetëm kështu ata rritën të lumtur..

Mua nuk më mbetet gjë tjetër , vetem ti uroj shumë suksese!

Përgaditi: Hamdi Skeja !

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %