Episodet e rralla të ankthit janë mëse normale për shumicën e njerëzve, megjithatë për disa të tjerë, përballen me goditje më të forta e më të shpeshta të këtij çrregullimi.
Shqetësime Të Vazhdueshme
Shqetësimi është kryefjala e shumë prej çrregullimeve të ankthit. Njerëzit që vuajnë prej tij kanë tendencën të shqetësohen për shumë gjëra të përditshme sado të vogla të jenë.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë shqetësime të tillë që vazhdojnë për javë të tëra deri në vite.
Një gjë e tillë pasohet me një lodhje drobitëse.
Problemet Me Gjumin
Njerëzit që janë të prekur nga ankthi kanë shumë vështirësi kur vjen puna tek gjumi. Ata mezi i zë gjumi dhe e kanë shumë të vështirë të flenë pa u trazuar gjithë natën.
Nëse këto probleme vazhdojnë, ndjesia e ankthit dhe lodhjes rritet duke krijuar kështu një rreth vicioz nga i cili personi e ka të vështirë të dalë vetë pa ndihmën e një psikologu.
Frika Jo Racionale
Shpesh, episodet e ankthit mund të kenë lidhje me një situatë apo send specifik.
Për shembull, dikush mund të ketë frikë nga fluturimi, kafshët apo turmat.
Nëse frika bëhet shumë e madhe sa të pengojë mirëfunksionimin në përditshmërinë e tij, atëherë kthehet në fobi, një nga llojet e çrregullimeve të ankthit.
Probleme Kronike Me Tretjen
Truri është pikënisja e ankthit por ai manifestohet edhe me simptoma fizike duke ndikuar direkt tek tretja.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi, preken edhe nga konstipacioni, dhimbjet e stomakut, fryrjet, gazrat e të tjera shënja të shqetësimeve fizike.
Frika e Të Qenit Në Qendër Të Vëmendjes
Ankthi mund të shfaqet edhe kur njeriu ka frikë të jetë në qendër të vëmendjes,
Ata ndihen sikur e gjithë bota po i sheh, skuqen, dridhen, u vjen për të vjellë, djersijnë dhe kanë vështirësi në të folur.
Këto simptoma vështirësojnë njohjet e reja, marrëdhëniet në jetë dhe në punë dhe në shumë raste personi izolohet në shtëpinë e tij pasi aty ndihet mire dhe larg vëzhgimeve të të tjerëve.
Paniku
Sulmet e panikut janë me të vërtetë të tmerrshme. Ndjesia e beftë e frikës e shoqëruar nga ideja e të qenit të pashpresë të merr frymën.
Këto sulme shoqërohen edhe me simptoma fizike siç janë: vështirësia në frymëmarrje, rrahjet e forta të zemrës, mpirja e duarve, djersitja, dhimbja e kraharorit, stomakut dhe ndjesia e të pasurit vapë dhe ftohtë. Në këto momente, personi mendon se do ti bjerë të fikët apo do të vdes.
Në Kërkim Të Perfeksionit
Njerëzit e prekur nga ankthi janë gjithnjë në kërkim të perfeksionizmit.
Ata prirën të gjykojnë veten keq dhe nuk janë asnjëherë të kënaqur. Perfeksionizmi është një veçori e përbashkët me çrregullime të tjera obsesive që futen në kategoritë e ankthit.