Mësuesja shqiptare Dhurata Tusha e cila prej vitesh jeton në Itali ka arritur të fitojë në zgjedhjet e këshillit bashkiak në Itali, duke siguruar kështu postin e saj në Bashkinë e Meranos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tusha në faqen e saj në Facebook, ku dhe ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe votuar.
“Falenderimet i shkojnë secilit prej jush 224 votuesve që besuat tek un duke votuar për mua. Më bëtë të ndiej emocione shumë të forta dhe shumë të veçanta. Kishte 98 votues më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar. Ky fakt më bëri të ndihem krenare dhe e lumtur.Ishit ju që më bëtë të marr rolin e këshilltares të bashkisë Merano dhe për këtë jam shumë mirënjohës.Këtë vit ishin 7 kandidatë shqiptarë që morën pjesë në parti të ndryshme, por unë isha më e votuara me një diferencë prej gati 200 votash.Kjo më bën që tju jap fjalën që do punoj me sinqeritet e dinjitet.Faleminderit ju bashkatdhetarët e mi, kolegët dhe miqtë që më dhatë këtë mundësi. Ju që besuat tek unë, në aftësitë e mia dhe në punën time. Faleminderit të gjithë kandidatëve të partisë ‘Alleanza Per Merano’ që më bënë të ndihem pjesë e një familjeje të madhe në punën tonë të mrekullueshme që kemi bërë së bashku. Faleminderit për çdo urim, mesazh dhe telefonatë që më keni bërë.Dua të ftoj çdo qytetar të qytetit të Meranos që të votojë për Dario Dal Medico më 24 tetor. Bëni zgjedhjen e duhur dhe mos mungoni!Ju falenderoj nga zemra te gjithve!” shkruan Tusha
Lajm nga www.diasporashqiptare.al