Ismail Keta me shokë dhurojnë 400 mijë $ ilaçe për spitalin e Bulqizës

0 0
Read Time:1 Minute, 59 Second

Kampioni i botës Ismail Keta në një postim në rrjetin social Facebook publikoi një listë donatorësh dhe një lajm fantastik për spitalin e Bulqizës.

Më tej ai shkruan:- Falë Zotit nuk kam pasur hall te kërkoj për veten apo familjen time.
Për vendlindjen, spitalin e Bulqizës nuk e quajta turp tja kujtoj X’it apo Y’it, mbi të gjitha atyre që më kishin thënë o Zot sa e dua Bulqizën që tani eshte nevoja per te dhuruar qoftë edhe një shifër simbolike për spitalin e Bulqizës. Aty ku jetojnë njerëzit qe kanë nevoj me shumë se çdo vend tjetër nga aksidentet e minierës!
ME KËTË RAST VREJTA nga ata që hane turpin me buke! Nga ata qe bëjne sikur nuk shikojne! Nga ata që kanë boll, por çdo gjë e lidhin me politikën e ndyre shqiptare! Nga ata që morën nga Bulqiza dhe Bulqizaket SHUMË dhe bënin sikur nuk e dinin.
Dhe pse të paktë, shikova,ndjeva ose kuptova që ka dhe nga ata që e duan vërtetë vendlindjen-Bulqizën dhe falë tyre me stafin gjerman të fondacionit KETA 4KIDS, Bulqizës hallemadhe deri në muajin tetor do ti vijën 400 mije $ mjete medicinale falas nga fondacioni amerikan Projekt Cure.
Për këtë të fundit i falënderoj dhe shpreh respektin tim për të gjithë ata që kontribuuan (shiko listen), ku veçoj rastin e Dr gjerman Carsten Buse që bëri 100 km vrap, mblodhi dhe pagoi nga xhepi i tij 4 mij € si dhe personin që përveç që u rrit në Bulqizë nuk e lidh asgjë tjetër me Bulqizën dhe spitalin e saj (@Gentian Tafciu) i cili nuk jeton dhe nuk do të kthehet me ne Bulqizë, (kush e njeh Gentin di ta vlerësoj edhe me shume xhestin qe beri për Bulqizën).
Extra nuk përmenda emra kush nuk bëri ose bëri turp për arsyen se nuk dua të fus mëri. Por dua tju kujtoj të gjithëve sa do mirë që jeni atje ku jeni, si ju edhe brezat tuaj të ardhshem do ndihen të huaj. Aq më keq ju qe harroni sa vlere dhe pasuri ju dha ajo Bulqizë. Edhe në Tiranën bujare, nuk mund të quheni Tiransa! Si dhe asgjë nuk mund të merrni në varr! Dikur çdo njeri kërkon të vdes në Vendlindje!
Jam i lumtur që se shpejti spitali i Bulqizës do të kete te gjitha kushtet dhe mjetet medicinale. Faleminderit Projek Cure dhe Ina Farka🙏

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %