I lindur ne nje fshat ne veri-lindje te Peshkopise, i quajtur Zagrad, nje fshat i vogel qe tashme ka rreth 20 shtepi dhe me njerez bujare e punedashes. Pikerisht ketu jetoi mbi 90 vjet Shehat Feta , nje burre i urte e fisnik. Ai qe martuar dy here dhe me dy grate e tij pati dhjete femije, te cileve u perpoq tu jepte rruge te mire ne jete. I tille u be edhe Ismaili, femija i pare i tij, per te cilin plaku i urte do te ndjente tere jeten, jo vetem dashurine e pakufi te prinderit per djalin e vet, por edhe krenarine per nje kirurg duararte qe i dha vendit te tij. Doktor Ismail Feta kaloi nje femijeri te veshtire. Qe ne moshe te njome iu desh ti behej krah te atit ne punet e veshtira per mbajtjen e shtepise, por pa harruar aspak te ndiqte edhe shkollen ne Bellove. Hallet e familjes e detyruan te largohej nga vendlindja dhe te shkonte ne Tirane. Ishte vetem 13 vjec. Beri pune te ndryshme, here si sherbetor tek disa tregtare dibrane e tiranas dhe here- here shiste geshtenja te ziera te Kazermat e Ali Rizait dhe neper rruget e kryeqytetit. Ne Tirane djaloshi dibran u lidh me levizjen antifashiste, duke ndihmuar guerilasit ne aksionet e tyre luftarake. Kur brigadat partizane kaluan ne Veri ne ndjekje te pushtuesve naziste, ndonse fare i ri, u rreshtua ne Brigaden e 18- te S si partizan i thjeshte dhe, pasi beri nje kurs nga mjeku i brigades, u caktua infermier kompanie e me pas batalioni. Tani, krahas pushkes, mbante krahqafe edhe nje cante sanitare, brenda se ciles mbante gjithnje pak fasho, pambuk, nje shishe jod, disa kokrra aspirina dhe ndonje medikamente tjeter mjekesor. Ne cdo moment gjendej prane te plagosurve, u mjekonte plaget dhe u jepte force me fjalen e tij te embel pre femije…Shume kohe me vone, keto vite te veshtira, ai do i quante “universiteti im i pare”
*-Ne rrugen e arsimimit dhe profesionalizmit
Fill pas clirimit te vendit, Ismaili u dergua kursant ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve qe sapo ishte hapur. Mori pjese ne ndertimin e Rruges se Rinise Kukes – Peshkopi, ku punoi si infermier dhe u dallua si vullnetar i ketij aksioni te madh kombetar. Kontakti me mjeke dhe njerez te tjere me te shkolluar, si dhe ambicia per tiu perkushtuar jetes se njerezve, ia shtuan deshiren per tu arsimuar ne fushen e mjekesise. U dergua ne shkollen mjekesore ne Lubjane, por pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavine, shkoi ne Kiev, ku perfundoi me rezultate shume te mira studimet e mesme mjekesore. U kthye ne Tirane dhe punoi nje vit si ndihmesmjek ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak. Vullneti i tij per pune spikati dukshem, por po kaq edhe talenti per tu bere nje specialiste i afte shendetesie. Duke pare keto cilesi, Ismaili dergohet per te vazhduar studimet e larta ne Akademine Mjekesore te Shen Peterburgut, ketij qyteti te njohur rus krijuar nga Pjetri i Madh. Shume shpejt do te shquhej si nje studente i dalluar ne mesime, pasionante dhe mjaft kembengules, aq sa do ti habiste edhe petagoget per keto cilesi te vyera
Ne vitin 1958 perfundoi me rezultate te shkelqyera studimet e larta dhe, pasi qendroi edhe nje vit per tu specializuar ne fushen e Kirurgjise, kthehet ne atdhe tashme i diplomuar ne profesionin me fisnik. Me vete solli vetem pak dhurata per njerezit me te afert dhe nje valixhe te madhe mbushur deng me libra. Ne ato vite ne Shqiperi mungonin shume gjera, perfshi edhe literatura aq e nevojshme per kuadrot e rinj. Emerohet kirurg ne Spitalin e Pergjithshem Ushtark, fillimisht prane repartit te Traumatologjise, ku drejtonte dr. Nazmi Shehu dhe me pas ne repartin e Kirurgjise, qe drejtohej nga kirurgu i njohur Jul Koliqi, i cili kishte zevendesuar kryekirurgun me emer prof. Petro Canin. Keta ishin tre mosketieret e Kirurgjise Ushtarake, pse jo dhe asaj shqiptare ne ato vite. Pikerisht ne kete shkolle u pergatit edhe kirurgu i ri Ismail Feta.
Ne vitet 1971- 1972 Ismaili u specializua ne Kine per kirurgjine e melcise se zeze. Gjate 40 viteve pune si kirurg ka kryer me mijra operacione me rezultate per ta patur zili. Kjo e beri ate nje nga kirurget me te njohur.
Te gjithe koleget e tij ndiheshin krenar qe kishin nje koleg te ketyre permasave .
Emri i tij u be i njohur ne te gjithe Shqiperne, kudo e kerkonin, e nderonin dhe e respektonin. Ndersa vete ai, kirurgu duararte, nuk dinte kurre te bente zhurme, te mburrej apo te rrihte gjoksin per ato qe bente. Kurdohere i thjeshte, teper modest, gojembel dhe i komunikueshem me te gjithe. I tille mbeti deri ne fund te jetes se tij.
Betimin e Hipokratit dr. Ismaili e kishte rrenjosur mire ne koke: Betohem per Apolin mjek, per Asklepin, zotin e mjekesise, se do tia mbaj besen me te gjitha forcat e mia e me te gjithe dijen time… Do te perpiqem sa te mundem te ndihmoj te semuret dhe kurre nuk do te bej ndonje dem ose padrejtesi… Ne rast se e shkel kete betim, turpi te me mbuloje!
Nje kolegu i tij na kujton –
“Ndodhesha para hyrjes se korpusit kryesor te spitalit, kur nje ambulance frenon plot zhurme perpara shkalleve. Hapet dera e pasme dhe qe andej zbret dr. Ismail Feta. Ne duar mbante nje vajze te vogel 9-10 vjece dhe u drejtua me nxitim drejt pavionit te kirurgjise, i ndjekur nga babai i saj. Vogelushja kishte rene nga nje man dhe kishte demtuar rende melcine e zeze. Gjendja e saj ishte kritike. Duhej operuar gati 3/4 e lobit te djathte te melcise. Te gjithe ndjeheshim te shqetesuar. A do ta suportonte vajza e vogel kete heqje te madhe te melcise. Gjithcka e mori persiper Ismaili. Ne saj te kujdesit dhe mjeshterise se tij operacioni doli me sukses. Vajza shpetoi dhe pas dis ditesh krejtesisht e sheruar rinisi shkollen. Sot ajo eshte mjeke dhe quhet Sanije Lleshi..
Tere jeten jetoi ne Laprake, shume prane Spitalit Ushatrak dhe asnjehere nuk pranoi te nderronte banim, ndonese ofertat per kete nuk i munguan. Arsyeja e vetme ishte: te gjendej sa me afer te semureve. Cdo pasdite, madje dhe naten, vinte ne spital dhe perkujdesej per te semuret. Fjala e tij embel i lehtesonte te semuret, te cilet e falenderonin dhe i perkedhelnin doren, ate dore qe i kishte operuar dhe risjelle ne jete. Doktor Ismaili kaloi nje jete mjaft intensive, te ndershme dhe me miq nga e gjithe Shqiperia. Do te ishte ne nderin e Spitalit Ushtarak, qe me se paku reparti i kirurgjise te mbante emrin e tij. Ai nuk la as vila dhe as libreza te renda kursimesh per djalin dhe vajzen e tij, por vetem emrin e nderuar te nje kirugu te madh.
Edhe pse ai tashme u ben shum vite qe ka nderuar jete kujtimet dhe puna e tij ngelen te paharrushme.
T. Sefa