Mbjellje Firanësh në Lurë: Përpjekje për Ripyllëzimin dhe Rigjenerimin e Pyjeve Shqiptare
Në kuadër të aktiviteteve të Vitit Shqiptar të Pyjeve, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, z. Artur Kala, së bashku me specialistë të Agjencisë dhe përfaqësues të projektit “Trees for Lurë”, u takuan në Lurë për të vijuar punën në ripyllëzimin e zonave të dëmtuara.
Gjatë këtyre ditëve, janë mbjellë fidanë pyjorë në sipërfaqet e djegura ndër vite, duke u përqendruar tek pisha e zezë (Pinus nigra J.F. Arnold). Vetëm në një ditë, u mbollën 1,700 fidanë, me kontributin e 35 banorëve të zonës, ku rreth 35% ishin gra dhe vajza. Ky angazhim tregon rëndësinë e përfshirjes së komunitetit lokal në mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve.
Një tjetër aktivitet i rëndësishëm ishte vizita në fidanishten e ngritur në Fushë-Lurë. Specialistët shqyrtuan nga afër kushtet dhe standardet e fidanëve që përdoren për rigjenerimin e vegjetacionit pyjor të zonës, duke ndjekur një proces të kujdesshëm nga grumbullimi i farave e deri te mbjellja.
Gjatë këtij takimi, ekspertët e pyjeve diskutuan mbi kujdesin e nevojshëm për ripyllëzimin e suksesshëm, duke përfshirë përzgjedhjen e drurëve elitarë, trajtimin e farave, dhe përgatitjen e tericatit, për të siguruar një rritje të shëndetshme të fidanëve.
Këto aktivitete janë një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e pyjeve të Lurës dhe për një mjedis më të shëndetshëm në të ardhmen.