ILIR PILKU, DIBRANI QË NUK I HARRON RRËNJËT E TIJ

0 0
Read Time:7 Minute, 14 Second

Nga: Osman XHILI

(Shkrim i botuar te gazeta “Rruga e Arberit”)

Ishte viti 1912, kur makineria serbe vazhdonte te godiste, të sulmonte e të shkatërronte trojet shqiptare e në veçanti Dibrën. Si dhe shumë familje të tjera të kësaj treve, në fluksin e levizjeve te intelektualeve qe shoqeruan Ismail Qemalin ishte dhe Mehmet Pilku, stërgjyshi i Ilirit, i cili pas shkollimit ne Universitetet e Stambollit, u vendos në Vlorë dhe me vonë në Tiranë. Mehmeti ishte një burrë i zgjuar e me shumë vlera. Bashkë me Lef Nocin, ai njihet si themelues i Postë Telegrafit Shqiptar dhe qëndruan si drejtues të këtij institucioni për të paktën një periudhë dhjetë vjeçare. Jo vetëm kaq, Mehmeti ishte dhe deputet i qarkut të Dibrës në Parlamentin shqiptar të asaj kohe.
Njëzetë vite më vonë, kur nazizmi i shpalli luftë, thuajse gjithë botës, valë të reja emigrantësh u derdhën ku mundën nëpër Europë. Hebrenjtë ishin pjesa më e prekur nga kjo murtajë. Familja e nderuar Pilku hapi dyert tej e tej për të pritur njerëzit në nevojë. Ata e kishin përjetuar vetë një dramë të tillë, vetëm dy dekada më parë, ndaj nuk nguruan ta bëjnë këtë gjë për të tjerët. Nuk ishte fjala se do shtoheshin dhe ca frymë për ti mbajtur me ushqime. Problemi më i madh ishte rreziku, nëse diktohej një gjë e tillë. Plumbi i gjermanëve nuk do të kursente as familjen pritëse, as dhe atë të ardhur.Familja Neumann ngriti aty strehën e re, pas një udhëtimi cfilitës, fizik e psikologjik. Por dhe pse kanë kaluar shumë kohë pasardhës të familjes Neumann ne Washington nuk harrojnë të vijnë, të kontaktojnë e të falenderojnë bamirësit e dikurshëm për nderin e bërë nga familja Pilku.
Familja Pilku vazhdoi e vazhdon të prodhojë njerëz me kulturë, me dinjitet e profesionalizëm në shumë fusha. Një prej tyre ka qenë dhe Naim Pilku, kusheriri i parë i prindërve të Ilirit. Ai ka pasur kontribute të dukshme në sport dhe në vepra kulturore. Ai mund të përmendet si një nga themeluesit e basketbollit shqiptar dhe arbitri i parë ndërkombëtar për këtë sport. Pa harruar te përmendim xhaxhain e tij, Adnant Pilku, një nga inxhinieret e talentuar qe me mundin e tyre krijuan dhe ndërtuan vepra qe trashëgohen edhe sot.

                          VAZHDIMESI

I përmendëm këto, pasi ka dhe shumë të tjera për të kuptuar se Ilir Pilku u lind, u rrit dhe u edukua në shtratin e një familje me vlera të mëdha. Ai mbaroi shkollimet e larta në lëmin e ekonomisë agrare, në vitet kur po binte komunizmi dhe një erë e re ndryshimesh frynte në Shqipëri e në rajon. “Nuk e kishte te lehte familja ime për të siguruar te drejtën e studimit universitar për shkak te biografisë, por respekti shoqëror për familjen e mundësoi atë” – thotë Iliri. Përveç përgatitjes e nivelit profesional, rastësia e fati u bënë aleatë të djalit të sapo diplomuar, duke punuar pothuaj gjithnjë me projekte dhe organizata ndërkombëtare. Filloi punë me FAO n, në rolin e administratorit, në projektin e parë, në kooperim me të huajt pas pluralizmit. Pas kësaj eksperience të parë, ndihmoi e dha kontribut në ngritjen e kapaciteteve, pranëMinistrisë së Bujqësisë, për një periudhë shtatë vjeçare.
Lufta e Kosovës i dha një tjetër eksperiencë Ilirit. Tashmë ai do të ishte në pozicionin e administratorit pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara per Shendëtesinë, për refugjatët e ardhur nga Kosova. Ai do të menaxhonte të gjitha ndihmat dhe asistencën në këtë sektor ka jetik e të rëndësishëm. Ndonëse periudhë jo shumë e gjatë mësimet, kontaktet dhe eksperiencat e fituara do të kishin vlerë për gjithë jetën. Në fund të vitit 1999, Iliri angazhohet pranë zyrave të USAID në Tiranë. Qëllimi i kësaj zyre ishte të ndihmojë bujqësinë shqiptare me projekte, fonde, kredi të buta e fonde garancie, kur fermerët nuk kishin kolateralin e nevojshëm. Ky kontribut dhe angazhim bëri që të startojnë biznese të reja me teknologji bashkëkohohore në fushën e bujqësisë, apo qendra grumbullimi për produkte bujqësore. Fabrikat e qumështit si “ Erzeni”, “Lufra”, “Mireli”, kanë qenë pioneret e para të kësaj asistence dhe të këtij bashkëpunimi.
Një hap shumë i rëndësishëm u hodh në përgatitjen teknike të fermereve dhe të investitorëve të rinj. Në seminare të ndryshme trajnuese në Tiranë, apo në rrethe, u sollën lektorët më të mirë amerikanë, apo nga shtete të tjera. Po kështu u aplikua dhe mënyra tjetër, ajo e dërgimit të njerëzve në vendet e zhvilluara për ta përfituar këtë eksperiencë direkt te burimi. Të paktën 30 – 40 veta e kanë pasur këtë fat e kënaqësi, duke shkuar në Amerikë.
Në vitin 2008, Iliri shkëputet pak kohë nga USAID, për të dhënë ndihmesën në ngritjen e funksionimin e Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që sot njihet me emrin AZHBR. E shtyhu nisma “Brain gain” per te kontribuar ne dobi te sipermarrjes ne bujqesi prane Institucioneve Shteterore. U hartuan manualet e para se si do të funksiononte kjo agjensi dhe si do të bëhej aplikimi dhe pagesa e fermerëve që do të aplikonin në projektet e reja.
Iliri rikthehet sërish tek programet e USAID-it, duke dhënë kontribut në ngritjen e departamentit të agrobiznesit. Numërohen rreth 400 sipërmarrje në bujqësi që kanë përfituar asistencë teknike, ndihma, fonde e kredi të buta, nga zyra jonë – tregon Iliri.
PROJEKTI NDËRKUFITAR
Në vitin 2017, Ilir Pilku, tashmë me një eksperiencë gati 25 vjeçare paraqet një projekt propozim pranë Delegacionit Europian në Shkup. Projekti në fjalë kishte të bënte me bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë e Shqipërisë, në rajonin e dy Dibrave për çeshtjet e bujqësisë. Kjo nismë u miratua nga Delegacioni Europian dhe sot numri i projekteve që kanë marrë miratimin e janë financuar, është rritur ndjeshëm. Ndihma e fermerëve në të dy anët e kufirit është parë në dy drejtime. Nëasistencen ne perthithjen e granteve për zhvillimin e fuqizimin e tyre, si dhe në çertifikimin e produkteve të tyre me titujt “Global Gap”, “ISO 22 000”dhe “ Organik”. Si rezultat i kësaj ndihmese, mjaft produkte të kësaj treve kanë arritur të penetrojnë në tregjet perëndimore, që do të thotë më shumë të ardhura në xhepat e fermerëve. Jufkat “Zerja”, Neki Mehmeti, Zija Keshi, Arjan Zogu e shumë fermerë të tjerë do ti jenë mirënjohës Ilirit dhe zyrës së tij për ndihmesën e pakursyer që ai u ka dhënë.
Kontributi ynë, – thotë Iliri, ka qenë i dukshëm, qoftë tek “Kop Fruti”, te ferma Kaza, apo tek fabrika e përpunimit të qumështit “ Ngota”. Plani i biznesit, projekti teknologjik, çertifikimi dhe dhënja e kredive të buta, kanë qenë të gjitha objekt i punës dhe përkushtimit tonë. Në vitin 2016, me insistimin e Ilirit, zyra e USAID vendosi të hapë një degë konsulence në Dibër, një zyrë që drejtohet nga Çlirim Leshi një djalë i gjeneratës së re. Vizioni, këmbëngulja dhe dëshira e madhe për të ndihmuar fermerët e kanë bërë këtë djalë të ri një pikë referimi e konsulent të pazëvendsueshëm në projektet e reja. Falë këtij përkushtimi e kësaj këmbëngulje janë ngritur ura të reja ndihme e bashkëpunimi, duke pasur partnerë të tjerë te nje gjenerate profesionistesh, si Daliun, Haxhiun, Osmanin, Besnik Alkun.
Ka pak kohë që Iliri dhe zyra e USAID kanë mbështetur me konsulencë dhe fonde një degë tjetër, të afërt me bujqësinë, agroturizmin dhe turizmin rural. Ngritja e bujtinave si ajo e Salkurtit pranë qytetit të Peshkopisë, e Sabri Shahinit në Rabdisht dhe e Lul Hupit në Bulqizë, tregojnë se turizmi malor dhe ai historik do të ndihmojnë ndjeshëm në rritjen e të ardhurave për banorët e Dibrës.
Vetëm pak ditë më parë Iliri ishte në studjon e T.V. Skan, për të promovuar turizmin malor në Shqipëri. Bashkë me të ishte miku i tij, drejtues i guidave të huaja në Shqipërit, Tobi Gessler. Ata folën për potencialet e shumta që ka vendi ynë në këtë drejtim dhe politikat që duhen ndjekur, për të patur sa më shumë përfitime nga ky sektor.
Ilir Pilku, apo shef Liri, siç e thërrasim ne, miqtë e tij, ka tashmë një mal me eksperiencë. Ai përpiqet të ndihmojë gjithë bujqësinë shqiptare, por Dibra ka rrënjë të thella në zemrën e tij. Ashtu si një djalë i mirë që nuk e harron vendlindjen e te pareve te tij, Iliri përpiqet ti bëjëme shumë kënaqësi një dhuratë bujqësisë dibrane, saherë që mundet dhe pa përtuar aspak.
Tashmë ai ka kaluar në një angazhim të ri me BERZH-in. E pyesim nëse detyrat e reja mund të anashkalojnë vemendjen e tij per Dibren, por përgjigjja e tij ështe e shpejtë: “Kam filluar të hedh në letër disa ide zhvilluese per ekonominë dibrane dhe padyshim që do gjej burimet e financimit ndërkombëtar”. Ky është modeli i një dibrani inteligjent dhe patriot, që aq shumë na duhet në kohrat e sotme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %