Ilir Meta në deklaratën që dha për mediat pak pas mesditës, ka thënë se kanë nisur procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve në disa bashkitë të cilat rezultojnë pa kryetarë nga zgjedhjet e fundit vendore.
Presidenti Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.
Kreu i shtetit në këtë mënyrë ka paralajmëruar shpalljen e datës së zgjedhjeve të pjesëshme lokale. Më tej presidenti tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.
Por cilat janë bashkisë pa kryetar, nga zgjedhjet e shkuara lokale?
1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit.
2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.
3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.
4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.
5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.
6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.