Ilir Daja goditet me shishe, reagon klubi i Ballkanit: E patolerueshme!

0 0
Read Time:1 Minute, 31 Second


Ngjarje jo të këndshme kanë ndodhur ditën e djeshme në sfidën midis Prishtinës dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas sfidës, trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja, u shpreh se ai kishte marrë ofendime të vazhdueshme nga tribuna sipër stolit, madje dhe se në një moment u godit me shishe.

Reagimi i kampionëve të Kosovës nuk ka munguar, duke i quajtur të patolerueshme këto veprime dhe duke i kërkuar Federatës që të marrë masa.

Gjithashtu Ballkani shprehet se po mundohet që t’i sjellë dobi futbollit vendas dhe gjithashtu Prishtinës, duke iu referuar pjesëmarrjes për të dytin vit radhazi në Ligën e Konferencës.

Reagimi i plotë:

Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.

Në përfundimin e pjesës së parë, vëllai i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.

FC Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa.

Puna e madhe e FC Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellë dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
100 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %