I huaj në vendin tënd

8 0
Read Time:2 Minute, 47 Second

Nga: Albina Roshi

Me të lindur vajzë , të kallkanosen duart nga frika e të paturit një të tillë.
Bota e egër jashtë të zë frymën me dy duar e të zhyt në telajo të shthurrur pa dalje.
E rrit, e edukon dhe i jep një formim të shkëlqyer që mos ngel në duart e të tjerëve për ta quajtur veten të denjë.
Vajzat le të edukohen.
Të bëhen të zonjat e vetes e kurrë të mos shikohen me “syrin e parazitëve”.
Por,çuditërisht vjen një moment kur aftësia e saj merr një vrull të pacak. Do punë.
Por, sa jemi të gatshëm ne të punësojmë të rinjtë e diplomuar me nota të shkëlqyera ?!
A po i mbështesim? Apo po i deglendisim në anën tjetër të botës e le të veprojë fati me ta?!
Në vendin tim e në tëndin gjithçka ndodh për të ashtuquajturën “interes dypalësh”.
Për të ardhur keq.
E di pse?
Pasi, vajza nga rrethe të thella të Shqipërisë shkollohen për gati 5 vite në Tiranë apo në qytete të tjera për studime universitare, duke përballuar çdo kosto jetese (qera, drita, ujë, gaz, libra, rroba, ushqime etj) me ndihmë të prindërve apo duke sakrifikuar veten në turne të dyta pas shkolle. E duke e gdhirë mëngjesin me sy të fjetur mbi libra. Shumë vajza nuk e kanë fatin të qëndrojnë e të bëjnë jetën e ëndërruar në Tiranë. Siç e përmënda dhe më sipër se kostoja e jetesës sa vjen e vështirësohet. Kthehen në vendlindje, me shpredën se në prehërin e nënës do gjejnë zgjidhje . Por, aty rriten plotësisht. Pasi, e vërteta është e hidhur. Kuptojnë që vendi i tyre, i lënë për 5 vite, është kthyer edhe njëherë aq mbrapsht, sesa përpara me punë.
Vjen një moment që mendon seduhet të shfaqësh atë kontribut tëndin në profesionin tënd,në vendin tënd, për të mos e lënë mjerueshëm. Por, jo. Pasi, ka bërryla kudo që të ecësh e në mos në njërën rrugicë , në tjetrën ai bërryl do të vret shumë më shumë seç e mendon.
Rinia jonë përballet me krizën e tregut.
Askush, asnjë nuk është aty ku do në punën e vet që të ndihet i plotësuar. Pasi, nuk të lejojnë distopitë e mëdha të krijuara nga njerëzit që ngjiten rrëmbimthi në krye.
Nëse do të punësojnë do të dërgojnë njëherë të japësh provat e dashurisë për punën, diku mijëra kilometra larg nga vendi i banimit. Pastaj, kur të vjen fondi i rradhës shikojmë në mos rruga asfaltohet e të sjellim më afër me qytetin.
Çuditërisht ka ndodhur dje, ndodh dhe sot rëndom.
Në vendim tim e tëndin, nuk është çudi të duartrokasin për të paaftin, njëjtë si shokun Zylo, që shkëlqimi i tij ra pas shumë referatash gjigande.
Njëjtë dhe sot ndodh. Në punë hyn ai që ka fjalën e gojës në duar, ai që pas ngjyrave jep shpirtin, saqë edhe veten e shet , e robëron veç ngjyra të shkëlqejë. Pa e ditur se ai shkëlqim të referohet në sy, të përplaset në fytyrë e të verbon.
Të rinj të mjerueshëm për fat të tyre qajnë. Dikush matanë detit puth fytyrën e akullt mbi ekran të së ëmës, dikush me mijëra kilometra ecën për një rrogë mujore e dikush në vend numëro gjërat më në terezi se kurrë.
Por, deri kur?!
Deri atëherë, kur i paafti të firmos letrat për kontratë ty.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
25 %
Excited
Excited
44 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
19 %
Surprise
Surprise
13 %