Historike për Korabin, dibranët prezantojnë risinë e sezonit

0 0
Read Time:1 Minute, 17 Second

Korabi i Peshkopisë bën me dije se tanimë në Dibër do funksionojë edhe skuadra e femrave. Risi për bardhekuqtë që për herë të parë do kenë një ekip femrash.

Me 35 sportistet e para, numri pritet të rritet, ndërsa prezent në këtë event të rëndësishëm kanë qenë pjesëtarë të FSHF-së, klubit dhe Bashkisë Dibër.

“Historike! Sot në bashkëpunim midis Klubit të Futbollit “Korabi”, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Dibër u krijua për herë të parë ekipi i futbollit “Korabi Femra”.

Në stadiumin e qytetit sot ishin të pranishëm përfaqësues të Federatës, Z. Riza përfaqësues i sektorit të femrave, Z Tafaj sektori liçensimit dhe Z. Zere sektori i zhvillimit të të rinjve. Si përfaqësues të Bashkisë Dibër ishin Kryetari Z. Spahiu, Nën-kryetarët Z. Dedja dhe Z. Kojnozi.

Kjo nismë u mbështet edhe nga Drejtoria Arsimore me përfaqësuese Znj. Dani dhe disa mësues të edukimit fizik ku sëbashku me përfaqësuesin e K.F Korabi Z. Mëziu organizuan grumbullimin e parë zyrtar të ekipit të femrave si përfaqësuese të Korabit dhe Dibrës por ndër të tjera u premtua nga të gjitha palët se do të ndërtohet një projekt për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtij sektori.

Gjithashtu u diskutua për programet e zhvillimit të të rinjve, ndërtimin e terreneve sportive dhe zhvillimi i projekteve nëpër Institucione Arsimore e Ndërkombëtare për qarkun Dibër. Sot ishin të pranishme 35 sportiste numër i cili pritet të jetë akoma në rritje të cilat zhvilluan një kampionat si formë argëtimi nën drejtimin e trajnerëve Z. Kallaverja dhe Znj. Kapxhiu”, shkruajnë dibranët

Newsport

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %