Selim Alia, është biri i Met Alisë, i lindur në Fush Alie, gjyshi i tij ishte Salë Demir Alia, vëllai i vogël i Selman Alisë. Selim Alia është një figurë shumë e rëndësishme e historisë dibrane dhe jo vetëm. Ai ka marrë pjesë në beteja krahë për krahë me vëllain e madh Selmanin dhe ishte pjesë në të gjitha kuvendet e Dibrës pas vdekjes Selmanit.
Për Selim Alinë nuk është shkruajt aq sa duhet, një figurë e lënë në harresë nga regjimi Komunist dhe jo pa qëllim, pasi djali i tij Halil Alia do të refuzonte Komunizmi. Halil Alia do të linte gjurmët e tij në historinë e Shqipërisë si para’ardhësit e tij të cilët nuk iu nënshtruan as një pushtuesi në shekuj. Ashtu edhe Halil Alia nuk do iu nënshtrohej pushtuesit komunist…
Selim Alia i rritur me atdhedashuri dhe me urretje pafund ndaj çdo armiku të vatanit, luftoi për gjatë viteve kundër pushtuesve Serbë, deri në vdekjen e tij. Ai do të merrte pjesë në Kuvendi i Arrasit, ku vazhdimisht kryengritjet shqiptare shtoheshin. Ramiz Dibra thirri krerët e Dibrës së Poshtme për të bërë një marrëveshje. Në këtë mbledhje morën pjesë në krye të Çidhnakeve Selim Alia, Dinë bëj Maqëllara, Izet bej Maqellara, Ramiz bej Dibra, Jashar Erebara, Dulejman Cela, Selë Bajraktari, Ramiz Daci, Shaqir Dema, Dinë Dema, Riza Lusha, Dervish Lusha, Murat Kaloshi, Abdi Kaloshi, Dine Hoxha, Selim Noka, Selim Kaloshi (nga Sina) Haxhi Noka, Sali Noka, Kurt Spata, dhe Dik Spata. Kuvendi i Arrasit vendosi që sa më shpejtë të fillonin kryengritjet kundra Serbitn, me qëllimin që ta detyronte Jugosllavinë tërhiqej në kufijtë e 1913.
Në Kuvendin e Arrasit u krijua edhe shtabi i luftës me anëtare, me të lartë përmendurit. Selim Alia që përfaqësoi Çidhnën kishte një entuziazëm të madh, pasi me 3 Gusht vjen lajmi për çlirimin e Vlorës. Në Kuvendin e Arrasit kjo fitore e Vlorës u prit me gëzim të madh e manifestime që u zhvilluan në datën 7 Gusht. Selim Alia ishte pjesëmarrës dhe mjaft aktiv në të gjitha luftërat e zhvilluara, Kur u kthye, Selim Alia, së bashku me mbi 100 çidhnakë të tjerë, shkuan në Kaush në Sllovë, duke luftuar kundër serbit dhe në ndihmë të Elez Isufit. Ushtria serbe hasi pengesë të fortë aty në Kaush dhe përleshja qe aq e ashpër, sa u luftua edhe trup me trup. Serbët, më të shumtë në numër, therën të gjithë kryengritësit e në mes tyre ishte edhe Selim Alia.
Dy trupa aty u kishin prerë kokat, Njëra ishte koka e Selim Alisë. Dy kalimtarë, thuhet se kokën e tij të prerë e futën në bark, dhe ia qepën si mundën. Destan Zhuta e Cen Kukeli natën dhe fshehurazi i nxorën kufomat dhe i sollën në Fushë- Alie dhe u organizua një mort i madh për të nderuar veprën e Selim Alisë. Në bahçen e Alie ishin mbledhur qindra burra. Njëra nga bijat e Alieve, e ngashëryer sa s’kishte më, kur shihte tre fëmijët jetimë, që silleshin vërdallë pa kuptuar asgjë, i afrohet kufomës dhe thërret se vërtetë kokën s’e ka, por zemra këtu asht! – dhe me dorë qëlloi mbi kraharorin e kufomës.
Në këtë moment ndodhi ajo që habiti gjithë njerëzit; ndodhi ajo që s’kishte ndodhë asnjëherë. Penjtë me të cilët ishte qepur kufoma, ishin kalbur dhe, kur u qëllua, ato u këputën, u hap barku i kufomës nga ku doli koka e Selim Alisë. Dikush hoqi çarçafin që mbulonte kufomën dhe zëra e britma habie u dëgjua tek të gjitha gratë. Të gjithë shtangën, kur panë kokën e Selim Alisë. Një vajtimore e njohur renditi fjalët dhe lotët shkonin krua:
Ku ke krajet Selim Alia,
Po t’qajn’ shok’, ene f’mija?
– Ma ka pre n’Kaush Serbia,
E kam shtaj k’tu n’gji,
– Se pa kraje n’vorr nuk hi
Kështu trimi Selim Alia u varros me nder.
Nga Ergen Alia.