Historia e sipërmarrësit shqiptar në Kenia: Ika nga Shqipëria me një grusht dhe me vete

0 0
Read Time:1 Minute, 38 Second

Shpëtim Redo është një personazh, emri i të cilit flet shumë. 30 vite më parë i revoltuar nga regjimi, ai u arratis nga Dibra se do të jetonte në Nairobi të Kenias, një shtet i Afrikës. Me vete pati vetëm “valixhen e ëndrrave” dhe një grusht dheu të butë nga kufiri i mëmëdheut.

Në një lidhje me Skype për “ABC”, Redo rrëfeu të gjithë rrugëtimin e tij që nga viti 1990. Ai u ndal konkretisht edhe te dheu që mban gjithmonë me vete.

“Këtë dhe e kam marrë ditën që jam arratisur. E mbaj gjithmonë me vete se më sjell fat. I bëra një premtim atë natë vetes, u drejtova ‘Shqipëri mos më harro kurrë’ dhe e kemi mbajtur premtimin të dyja palët, unë dhe Shqipëria nuk më ka harruar.

Ai dheu ka 32 vite që është vazhdimisht me mua dhe çuditërisht kur kam kaluar nëpër kampet e emigrimit në Beograd apo në Vienë kur kam shkuar dhe kur e tregoja i bënte çudi, disa qeshnin, disa më shikonin me një farë admirimi, policia e kam fjalën dhe nuk ma ka prekur kush. Të gjitha gjërat mi merrnin atë jo”, tregoi ai.

Fillimisht, Shpëtimi u largua nga ish-Jugosllavia, duke u vendosur në Vjenë të Austrisë. Mbaroi shkollën profesionale për gastronomi në Vjenë dhe në 1997 hapi restorantin e tij. Kjo deri në vitin 2012, kur në Kenia, bashkëshortes së tij, Klodianës ju ofruar një punë si juriste në një kompani të madhe amerikane për të nisur kështu një rrugëtim të ri të panjohur për familjen e tyre ku jetojnë tashmë prej tetë vitesh.

Shpëtimi tregoi se tani ka ëndërr të mbarojë universitetin për drejtësi, për të cilin do e ndihmojë edhe bashkëshortja.

“Unë kam pasur një restorant në Vjenë për 13 vite me radhë. Megjithatë ëndrra ime ishte të përfundoja universitetin dhe kam bërë një marrëveshje bashkë me bashkëshorten, e cila është juriste me profesion. Ajo do më ndihmojë që të përfundoj universitetin”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %