I kam parasysh si dikur kur nje pjese e tyre ishin gjalle dhe fryma e tyre i jepte jete qytetit dhe duk punes se tyre. I shihja si njerez te vecante, plot dhunti, gati, gati mistike. E pra ishin njerez fare te thjeshte, qytetare te urte, punetore, vitale dhe secili ndryshe nga tjetri, secili me i mire se tjetri, secili i ngjashem me tjetrin, te gjithe qytetare te mrekullueshem te Peshkopise.
Agush Selishta me dilte ne enderr cdo nate me nje gershere lulesh ne dore duke me prere veshet. Padyshim nje njeri emblematik i qytetit tone, si ndertuesi dhe mirmbajtesi legjendar i lulishteve tona te famshme qe nuk ju gjendej shoqja ne Shqiperi. Sa i eger dukej kur vraponte pas nesh luleshkulesit e vegjel, aq i dashur, human dhe tolerant ishte ne te vertete. Adil Shehu, brilanti i estrades dhe qytetarise dibrane. Vasfi Xheladini, pionieri i futbollit dhe gazetarise dibrane. Haxhi Gjapi, tregetar per te cilin qarkullonin legjenda se ushqehej me napolona floriri, aq i pasur ishte! Mbahej mend se perpara ndeshjeve te futbollit ulej kembekryq prane fushes se vjeter ne Dobrove, vinte perpara te shtrire xhaketen e tij, ku hidhte nje napolon flori ose nje kartmonedhe, e cila do pasohej e shumohej nga parate qe hidhnin te gjithe spektatoret e tjere dhe do shkonin per ekipin e Korabit. Shaqir Shehu i dyqanit te vajgurit, ose Shaqiri i Gazit. Mirush Mati, mesuesi dhe aktori i lindur. Cen Manga, kamarieri dhe banakieri legjendar i Turizmit, shpirtmadh, komunikues, dinak, profesionist, bujar tek zoti, kur thone. Lejla Tola, nje vajze e shkelqyer qe mund te ishte edhe miss-i i pare dibran. Halla Shaje dhe Remzi Verzivolli, cifti i famshem te njohur sidomos per manjakerine per pasterti te Shajes se shkrete dhe per intelektualizmin e Remziut, i cili ishte diplomuar per veterinari, ne mos gaboj, ne Gjermanine e Hitlerit e me vone kish luajtur qendersulmues me Vloren. Ali Baboci, tregetari e banakieri shurdh pothuajse, qe ulurinte kur fliste, nje gjirokastrit bujar. Ahmet Alliu patologu me i mire shqiptar, te cilit i therrisnin Sire Alliu. Inajet Shehu, aktori brilant, ironik i lindur i estrades se qytetit. Zake Shahu, tregetari i njohur i embelsirave me nje lokal aty ku sot eshte telekomi. Tullumat e tij edhe sot nuk behen sic i bente ai, ashtu i urte e babaxhan njeri. Qamil Bellova, karrocieri me i madh i plehrave. Qemal Abulja, kepucari i famshem, me i miri per te cilin tregoheshin lloj-lloj historish. Bajram Mata, piktor i madh, me nje fytyre ku spikasnin tiparet burrerore e nje hollivudiani. Haxhi Lleshi, presidenti i vendit, qe nuk jetonte ne Peshkopi, por kur vinte gjeneronte respekt tek njerezit te cilet i takonte te gjithe ne rruge dhe gjithmone na ngjallte kureshtje me syrin e tij fallco. Seiti i Kadiut, nje njeri enigmatik qe jetonte siper librarise se qytetit e qe behej gjithmone objekt shpotitjesh e shakash nga banoret, sidomos me te famshmin ”kryq i Seitit”. Kishte nje torbe ku mbante nje koleksion te madh cibukesh e llullash. Sa here vinte president Haxhiu ketu ate do takonte te parin. Tatjana Alliu, nje grua prezentabel e plot hire si rralle kush. Jorgji Sinjari, profesori i pavdekshem, tifoz i cmendur i sportit, qe hidhte fishekzjare e shtrihej pastaj pertoke kur bente gol Korabi. Sabri Kodra, qe shiste kinkaleri tek e famshmja barrake e Sabriut. Sheh Besimi, kleriku musliman qe gjithmone e kujtoja se ishte pronari i gjithe pazarit ngaqe xhamia e vjeter poshte ishte e Shehajve. Qani Pertafi, mesuesi im i dashur i letersise. Fatmira Vani, ose ndryshe Nani, qe si edukatore ne cerdhe rriti qindra femije e bashke me ta 4 vellezerit e mrekullueshem Vani. Tonin Rota, kompozitori brilant me ato floket e dallgezuar, qe kur e shikoja ne rruge a ne skene kisha frike ti shihja syte se me dukej mistik. Emin Lami, tregetari poshte tek zyrat e komunales ku shpesh here pija boze e haja embelsira gratis. Berja e famshme si mjeke popullore kockash te thyera. Refik Xhilaga, shofer i mirenjohur bashke me koleget Hasan Zullumi (cfare mbiemri!) dhe Abazi. Melita Shehu, kengetarja e madhe dibrane qe sa here me shikonte ne rruge me puthte e une gjithmone ndjeja nje ere te mire tek ajo. Lam Zagradi, lypesi i famshem, per te cilin qarkullonte nder te tjera legjenda se ishte shume i zgjuar por qe pertonte te punonte. Haziz Ndreu i artit popullor. Nazif Pijaneci, laboranti dhe xhezbandisti i shkelqyer, edhe si aktor. Riza Sadiku, llustraxhiu me i njohur i qytetit, tifoz i madh i Korabit dhe Tiranes, tek baraka e te cilit ne qender te qytetit rrija me ore te tera duke pare fotografite e futbollisteve ngjitur ne xhama e mure. Gjyzel Hasani, nje qytetar king. Skenderi i Rikes, nje lekurzi i lezetshem i njohur sidomos per kercimet zbathur ne dasma ku spikaste me ‘Bohamela, Bohamela’. Hiqmet Elezi, nje qeleshepunues, mjek popullor, mundes dhe aktor vital. Hike Kodra, gruaja me e fuqishme e qytetit. Latif Sala e kolegu i tij Izet Dardeshi, fotografi i njohur, valltar i njohur dhe fans paksa i alkolit. Bexhet Shehu, qytetar model dhe trajner i madh futbolli. Rahim Gjika, gjinekologu i famshem qe urrente injorancen. Shah Kamberi i kinemase qe me gjyslyqet e tij me dukej shume i frikshem kur na ndiqte neper karriket e salles, ku kishim hyre pa bileta. Vera Stafa dhe Majla Shahinaj, gjimnazistet me te bukura te te gjitha kohrave ne qytet. Taf Kallaverja, kasapi i fuqishem, i gjate, me pak mustaqe, qe me jepte cdo te djele nje shpretke gratis. Mesuesi i shendoshe i rusishtes Boco Muho, per te cilin thuhej se kish luajtur tek Skenderbeu, rolin e bariut. Ramiz Acka, pastruesi me i madh i oxhaqeve, njeri i persosur dhe tifoz i madh i Korabit e sidomos Tiranes. Lavdrim Selami, nje njeri shume i vlefshem si shofer i druve gjate dimrit. Irena Puca, nje shkodrane, mesuese, grua dhe njeri trup e shpirt e bukur shume. Muntaz Kodra, qytetari me fanatik i rregullit, disiplines e pastertise. Taxhi i famshem, sportisti universal, shakaxhiu i pambarimte. Selim Alliu, mesuesi i super vleresuar, te cilin nuk di pse e kisha frike. Muzikanti, kengetari e mesuesi Myrto Baboci me kengen e tij te famshme ‘Suzi, Suzana’. Drita Pustina, gruaja me e shendoshe e qytetit, shitese e lindur, kavaliere, shakaxheshe dhe e serte kur duhej. Arif Shehu, ish nxenesi i shkelqyer i tim eti, kitarist autodidakt, personazh tragjik i jetes se tij dramatike ku librat ishin lajtmotiv i saj.
I shoh tani, te gjithe prane meje, te gjalle e te vdekur, me duart drejt meje duke mu hakerryer te indinjuar sepse nuk ka ketu emra te tjere qytetaresh, por edhe duke me falenderuar qe i kam ne qender te kujtimeve te mia per qytetin.
Edmond Hasani
Peshkopi, Tetor 2013.