Në Bllatë të Epërme, që në kohë të Zogut, ka ekzistuar dogana dhe posta kufitare. Pas çlirimit, dogana është hapur më 1948, kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, dhe ishte tek shtëpia e Rexhep Lazrit, dhoma në katin e parë, me dritare nga Veriu, nga rruga e fshatit. Sibe Gjurra ka qenë doganiere për gratë dhe vajzat. Ajo ishte një patriote e flaktë. Banonte në shtëpinë tonë, te Hasan Lazri, në dhomën e katit parë, përballë manit të Alush Lazrit. Me vete kishte marrë djalin më të vogël, Maliqin.
Ndërsa, posta e kufirit ndodhej në shtëpinë e Dalip Lazrit. Në dhomën e katit të parë të Dullë Shehut ka qenë një zyrë kancelarie, me materiale për postën e doganën.
Kështu vazhdoi përkohësisht deri sa u hap rruga e re dhe u ndërtuan dogana dhe posta kufitare.
Si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes tregtare në mes Shqipërisë e ish Jugosllavisë, filloi eksporti i kromit nga Shqipëria në ish Jugosllavi, fillimisht në Dibër të Madhe pastaj në Tetovë, ku bëhej edhe pasurimi. Shoferët ishin të Dibrës së Vogël. Kanë punuar me shumë kujdes, pasi kalonin në mes të fshatrave të populluar, si Vojnikë, Çernenë, Majtarë e Bllatë. Shoferë të tillë ishin: Qamil Alku, Rasim Shira, Dalip Kurti, Hekuran Stojku etj. Më vonë filluan të bënin transportin edhe shoferë të “Spile Trans” , si Remzi Lazri nga Hamja e etj.
Shoferët e të dy anëve të kufirit zbatonin rregulla të forta, nuk u lejohej të merrnin njerëz në kabinë të ndalonin rrugës pa arsye, të këmbenin ndonjë dhuratë etj., pasi çdo shkelje bëhej objekt analize e diskutimi e mbahej qëndrim i prerë, deri në humbjen e së drejtës për drejtimin e mjetit.
Aktiviteti i doganës, nga viti në vit ka ardhur duke u zgjeruar. Sot, funksionon dogana e re, e modernizuar, me një numër më të madh punonjësish e kontrollorësh. Në momentet e para kanë punuar Avdi Asllani, Bllazhe Drushku, Enver Gjani, Hysen Spahiu, Shyqyri Lazri, Izet Dema, Vehap Muça, Islam Spahiu etj.
Pas vitit 1992, kanë punuar si drejtorë dogane: Sabri Spahiu, Xhemal Gazidede, Ilir vraniçi, Ilir Mino, Trëndafile Meço, Tefik Kurti, Ramadan Xhepexhiu, Ali Tafa, Drutan Çorja, Premtim Kryemadhi, Abdulla Kata, ndërsa si doganierë kanë punuar: Fadil Lazri, Rami Troci, Perviz Hyseni, Selaudin Uruçi, Blerina Gjoni, Arif Murrja, Almir Dema, Qani Koçi, Dashamir Dani, Leonard Doçi, Lik Gjura, Afrim Çupi, Veli Lala, Asqeri Pepa, Arben Ndreu, Qemal Begu, Shpend Kadriu, Andi Hafizi, Faik Ndregjoni, Selman Doçi, Antonio Lilo, Ali Tafello, Fatos Elezi.
Si arkëtarë kanë punuar: Same Vraniçi, Shqipe Asllani, Drita Meha, Pëllumb Lazimi, ndërsa si shefa finance kanë punuar: Njazi Elezi, Agron Selmani.
Si inspektor karentine kanë punuar: Arshim Osmani, Nevruz Velia, Fatmir Selishta, Osman Xhili.[1]
Nga Shahin LAZRI
DibraOn.com