Historia e 98-vjeçarit: Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

1 0
Read Time:1 Minute, 30 Second

Ky është Ramadan Shkreli, praktikant i devotshëm i besimit mysliman, i cili prej 8 dekadash agjëron të gjitha ditët e muajit të Ramazanit.

“Qysh 15 vjeç pra, që në kohën e partisë që ishte e ndaluar unë agjëroja“, thotë Shkreli në një intervistë për Euronews.

As diktatura nuk e ka ndaluar Ramadanin të praktikonte besimin ndonëse duhej të ruhej.

“Në kohën e komunizmit kam qenë i urtë me të gjithë. Më shumë me të mirë. E dinin që jam duke agjëruar. Më provokonin a je duke agjëruar? Jo i thosha unë. Qeshnin… e dinin se të partisë ishin por s’kishin çfarë të më bënin. Ata kishin punën e tyre. Mua nuk tha thanë të mos agjëroja”, thotë ai.

Besimi në zot i jep forcë që dhe tani në moshën 94 vjeçare të vijojë agjërimin ndonëse fuqinë nuk e ka si më parë.

Kur e pyesim nëse e ka të vështirë tani agjërimin, përgjigjen e ka të prerë.

“Jo nuk e kam të vështirë, njësoj është. Vetëm bukën që nuk e ha njësoj, por natën por kjo nuk ka diferencë . Vetëm uji është që duhet me pi, vetëm uji. Çfarë ilaçesh kam i pi natën”

“Baca” Ramadan thotë se agjërimi ndikon për mirë në shëndetin e tij.

“Gjënë kryesore ka pastrimin në trup më tepër, ka lëvizje më tepër se falesh nga 3 herë në ditë. Kjo falje është me lëviz trupin sikur bën gjimnastikë sikur ulesh , falesh 3 herë në ditë“

Mosha ia ka vështirësuar jo pak komunikimin dhe fjalët herë vështirë arrijnë të degjohen ama mesazhin për këtë Ramazan e shquan pastër.

“Urojmë të gjithë ato mysliman që janë agjërueshëm dhe i përkrahim për të ndjek rrugën e perëndisë se ska rrugë tjetër në këtë dynja. Vetëm rrugën e zotit , me ec drejtë, me punu drejtë”, përfundoi ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %