Histori Nënash

0 0
Read Time:2 Minute, 54 Second

Nëse limitet e forcës fizike të gruas janë të vogla, shpatullat e saj mbeten gjithmonë granit të forta. Midis varfërisë, pluhurit të harresës apo skamjes që gjithmonë ka qenë në zonat rurale por dhe jo vetëm nënat nuk thanë kurrë jo. Madje madje, as nuk e menduan këtë gjë duke marrë përsipër barra gur të rënda.
E tillë është Esmaja 54 vjeç, që sigurisht nuk është emri i saj i vërtetë, pasi gjatë gjithë jetës së saj preferonte të mbetej anonim. Ndoshta nuk ishte zgjedhja e saj por nuk i kishte zgjedhje tjetër. “Gratë nuk të drejtë me fol, ato janë për me punue”- mbetej gjithmonë mendimi maskilist i historisë rurale shqiptare. U lind nga një familje e madhe me tradita, doke dhe zakone të forta ku zëri i saj për herë të parë u dëgjua vetëm natën e parë të martesës, në atë kohë 15 vjeç dhe ku bashkëshortin e saj 9 vite më të madh e pa për herë të parë vetëm atë natë.
Koha ishte e vështirë, jetesa po ashtu dhe pas 9 muajsh ajo bekohet me fëmijën e parë. Si të thuash një fëmijë me fëmijën e saj në krahë ku nuk dinte as ç’të bënte me të . Familja e saj e re ishte e madhe, ku mbi të gjitha ajo duhej të kujdesej edhe për detajin më të vogël, gjë të cilën akoma detyrohet ta bëjë. Kujdesi për fëmijën pasohej me qindra shërbime që fare mirë dikush mund ta ndihmonte në qoftëse fjalët e botës nuk do të egzistonin ose do ishin më të pakta. I shoqi punonte larg në pyll me mushka, ku dhe atë e shihte të paktën një herë në dy muaj gjë e cila nuk e ndihmonte aspak atë. E vetme përballë uraganit të lodhjes për shumë vite ajo ja doli të ishte fitimtare.
Vitet kalonin, varfëria dhe skamja nuk ndryshonin ku nënë Esmasë zoti i dha dhe 5 fëmijë të tjerë. Një grua e bukur, flokëzezë, truphollë ku pas 5 lindjesh dhe netë të tëra pa gjumë ajo vazhdonte mbetej e freskët dhe hijshme. Gjithmonë flinte dhe zgjohej me natën, madje kishte raste ku nuk flinte fare. Kujdesej për fëmijët, gjyshërit dhe prindërit e sëmurë të bashkëshortit dhe rrezet e para të diellit e takonin në mes të arës. Mbrëmja po ashtu, dhe nata duke larë rroba, gatuar dhe duke bërë ritualin e saj. Ajo nuk e ndjente lodhjen duke sakrifikuar çdo të sajën. Pas vdekjes së parakohëshme të bashkëshortit nënë Esmaja, vetë burrë e vetë grua duke i bërë ballë çdo lloj tufani. Çdo rrudhë në fytyrën e saj tregon qartazi një lodhje që dikur nuk e linin ta ndjente ashtu siç nuk mund të ndjente shumë gjëra të tjera.
Ajo kurrë në jetën e saj nuk pushoi, duke bërë një mal të lartë me sakrifica, ku aq lart ngriti dhe bardhësinë e zemrës saj. Sot ajo gëzon një rrespekt të veçantë nga e gjithë fshati, siç një jetë e gëzonte me ndershmëri atë. Në duart e saj që dikur ashpërsoheshin nga pluhuri dhe ftohtët sot ajo mban duart e nipërve e mbesave që dukej që rikthyen gëzimin që harroi kur e përjetoi për herë të fundit.
Si nënë Esmaja egzistojnë shumë nëna të tjera të cilat kush më shumë e kush më pak kanë qënë gjithmonë gati në krye të detyrës së vështirë të quajtur nënë. Sakrificë pas sakrifice, ringritje pas çdo dështimi gjithmonë nënat ngrenë lart nderin dhe lavdinë që vetëm heronjtë e mbajnë.
|Samet Zagradi|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %