Nga: Samet Zagradi
Ditënetët e Fatmirit 16 vjeçar nga një fshat i thellë në veri të Shqipërisë nuk ishin të qeta. Ishin të gjata dhe herë herë mbushur plot me brenga. I gjendur mes dëshirave të adoleshncës, mes lojrave, shakave të moshës apo nevojës për një dorë ndaj familjes së madhe dhe mes një varfërie të tejskajshme ai mendonte çdo ditë gjëra të cilat për moshën e tij duhet të jenë të pamendueshme. Vera për të nuk ishte aq e thjeshtë ku dallonin qartë duart e njoma të çara nga bishti i lopatës që me shpirt luajti rolin e heroit për të siguruar ushqim për 6 motrat, nënën dhe babin e sëmurë pas një aksidenti që e detyron atë të qëndronte për disa vite në shtrat. Ai nuk bëri pushime, nuk u argëtua dhe nuk ndaloi deri në ditën kur firma e ndërtimit mbaroi punimet. I zbehtë, truphollë dhe i gjatë Fatmiri ishte një nga nxënësit më të mirë shkollës ku nxënësit dhe mësuesit e donin shumë. Ishte aktiv, fliste rrjedhshëm anglisht dhe në të ardhmen pëlqente të bëhej gazetar ose politikan.
Shtatori nuk e gjeti atë në dyert e shkollës, mes zërave lozonjarë të adoleshtëve, tingullit emocionues të ziles apo mes shokëve që kohët e fundit i mungonin pafund. Ky shtator e gjeti tek të afërmit e tij teksa bashkë me babain kërkonte borxh pasi një i afërmi i tyre i premtoi punë në shtetin anglez. Nën moshë sipas tyre tij mund të përfitonte dokumenta të rregullta, por duheshin 9 mijë paund teksa në xhepat e tyre nuk ndodhej as edhe një kacidhe sa për blerë qoftë edhe një bukë. Situata çdo ditë vështirësohej më shumë. Papunësia dhe varfëria të pandashme shoqëronin njëra tjetrën dhe të atit ju desh ta dorëzonte të birin me duart e tij drejt një rruge të cilën nuk i dihej fundi. Me dhimbje, borxhe deri në fyt dhe i pa dalur asnjëherë Fatmiri i lutej vetëm zotit për ndihmë pasi askush tjetër nuk ishte me të. Meraku për familjen, më shumë se ai për veten dhe lotët e nënës se tij në pragun e derës teksa po e përcillte nuk ju hoqën nga sytë gjatë gjithë rrugës. Ishte vëllai i vetëm i gjashtë motrave të cilat të ngrira nga varfëria nuk e besonin akoma çpo ndodh me vëllain, sigurisht pikën e dobët të tyre.
Dita e dytë e udhëtimit 16-vjeçari Fatmir.Z e gjeti në shtetin Francez ku rastësisht në një stacion treni pa që dukush fliste shqip. I hutuar u foli, u zgjati një letër dhe ato e orjentuan në adresën e porositësit ku e strehoi një barakë rreth 500 metra larg portit, ku në momentin e parë që ti jepej mundësia do të hidheshin në karrocerinë e kamionit. Gjatë rrugës mësoi dy-tri fjalë frengjisht por nuk i vlejtën shumë.
Kravatët, çarçafët, lagështira, ushqimi i varfër, muret e vjetra të magazinës prisnin e përciellnin dhjetra djem nënash që rrinin në pritje të aktit final drejt tokës së premtuar. Lotët e tij përziheshin me mallin për familjen dhe bukën me djath që herë pas here kafshonte për të mbajtur veten gjallë. Kontaktet me njerëzit ishin të limituara teksa trimëria e një fëmije mposhtej lehtësisht nga nata e ftohtë dhe me shi në portet franceze, teksa pas dy javësh duket se porti kishte më pak policë. Fati i fillestarit nuk ishte me të, pasi qentë e sigurisë e zbuluan sapo kërceu mbi kamionin e mbushur me polesterol (bukë peshku). I vetmi sukses i asaj nate pas disa dëmtimesh të vogla ishte se ai arriti tu shpëtojë kontrollorëve për tu nisur të nesërmen drejt shtetit të Belgjikës me shpresën se do gjejnë një hapësirë. Me të ishin dhe dy djem të tjerë pothuajse në njëtën moshë që për fat të keq kishin 3 muaj rrugëve të europës për të arritur qëllimin final. Kalimin në shtetin Britanik.
Vetëm 16 vjeç, akoma fytyrë e një imcaku që duhet të ishte në bakat e shkollës, qëndron për 4 orë i shtrirë me vdekjen poshtë aksit të shasisë së kamionit ku nga momenti në moment mund të ndodhë tregjedia. Skena filmash Hollivudian me 16 vjeçar, me duar të çara nga lopata, fytyrë të zbehtë nga e pangrëna dhe sy të ejntur nga e qara duhej duhej të zhvendosej në një plan tjetër. Në kontrollin e rradhës doganor duhet grisin mbulesën dhe të hidheshin në kamion, të paktën aty ishin më të sigurtë. Dy ditë dhe tri netë duke ngrënë vetëm 3 kuti biskota dhe një shishe ujë. Buzët ishin çarë dhe imuniteti kishte rënë nga e pangrëna. Skena finale e filmit vjen dhe të lodhur duhet të vrapojnë larg, pa rënë në sy me oficerët. Një muaj pa u larë, pa ngrënë, pa pirë dhe pa folur më familjarët Fatmiri mori mesazhin se ishte 9 mijë paund borxh dhe duhej ti lante ato brënda një viti. Zoti nuk e la vetëm për asnjë çast, po ashtu edhe në aktin final derisa telefonoi në shtëpi dhe qetësoi zemrat e plagosura të prindërve dge motrave të tij.
Dhe përse ishte vetëm 16 vjeç ai duhet të punonte çdo punë, deri në momentin që të mos kishte më borxhe pasi i ati nuk kish marrë kurrë borxh dhe përse kurrë nuk pati pasuri.
Ndoshta dikur heronj quheshin ato që luftonin me shpatë apo me pushkë, ndërsa sot heronj të kohëve moderne janë të rinj si Fatmiri (që nuk është emri i vërtetë i personazhit) të kësaj historie të vërtetë.