Një sërë kalvaresh në kohëra të ndryshme i kemipërjetuar të gjithë,dikush më shumë e dikush më pak. Vallë, a lodhet njeriu kur sakrificë të parë vendosmisionin për të sjellë qytetërimin një kombi që dijene don dhe e çmon fort?!
Mbase, duket se është një rrugëtim i gjatë dhe ilodhshëm dhe realizimi i tij nuk dihet nëse do ketërezultat. Të mbartësh mbi vete fuqinë për ndryshimdo të thotë të jesh përtej një shpirti unik.
Unike në vetvete dhe që mbart vlera të frytshmeështë zonja Hatie Shera.
Ajo gjithmonë do të mbetet një nga figurat më tëspikatura të arsimit në Dibër jo vetëm përprofesionalizmin, por edhe për vlerat e lartanjerëzore të cilat mban në vetvete. Një njeri me parametra të larta morali, integriteti dhedashamirësie ajo ia doli të edukojë një fshat të tërëpër vite e breza me rradhë. Brez pas brezi ajokujtohet si mësuesja disi e rreptë, por me një aftësi tëjashtëzakonshme për përçimin e dijes tek brezat e rinj.
Karrierën si mësuese e nisi në një moshë fare të re, pikërisht në vitin 1979 në fshatin Staravec tëNjësisë Administrative Tomin në një zonë mjaftarsimdashëse dhe pikërisht aty e mbylli atë duke edukuar dhjetra breza me rradhë.
Mësuese Hatie Shera që në fillimet e saj u prit mjaftmirë dhe u bë njësh me komunitetin, duke u njohursi një njeri që dinte të edukonte dhe të mësonte edhenxënësit që kishin vështirësi në të nxënë.
Vështirësitë kanë qenë gjithmonë prezente edhe siçtregon ajo varfëria mbizotëronte në çdo njeri në atëkohë, por dashuria për arsimin gjithmonë ka qenë e madhe.
Jetën e saj mësuese Hatia siç njihet nga një rreth igjerë ia kushtoi vetëm dijes të cilën punoi një jetë tëtërë, duke nxjerrë breza që sot janë bërë prindër e padiskutim kujtojnë me mall këtë njeri me zemërkaq të madhe. Ajo punoi dhe ishte pjesë e një brezimësuesish të rrallë dhe pjesë një shkolle me traditëarsimin cilësor, siç njihet shkolla “Shehat Halili” qësot për arsye të ndryshme nuk ekziston si drejtori.
Kolegët e saj flasin me mall për të, për kohën qëkaluan, ku mes vështirësive ia dolën të nxirrnin nëdritë dhjetra nxënës që sot janë bërë kuadro.
Fshati ka qekuadro fshat dashamirës dhe fëmijëtgjithashtu kanë qenë në një numër tëkonsiderueshëm. Varfëria ka qenë e pranishme, porkurrë nuk ka munguar dashuria për arsimin dhe kjozonë më ka dhënë shumë.
Znj.Hatie shton:
“Të arsimohesh me kulturën e dijes dhepërthithjes së vlerave morale për një pikë kthesepër t’u bërë më mirë se ç’je sot, se ç’ishe dje përnjë të nesërme më të mirë se kurrë duhet shumëpunë. “
“Mirëpo, të arsimosh të duhet akoma më shumëvullnet për të qenë pranë tyre kur të kenë nevojë. Orët e stërzgjatura për të dhënë mësim nuk mëkanë lodhur kurrë. Me dëshirë e kam kryer çdo orëmësimore. Ndonëse , jam treguar pak e rreptë nëkorrektesën e nxënsve të mi, por kurrë nuk I kamqortuar për keq. Të qortosh nxënësite tu për tëmësuar nga gabimet nuk të bën mësues të keq. Përkundrazi, qortimi dhe vlerësimi qëndrojnëbashkë që shoqëria jonë të ec përpara.”
Misionin si mësuese e nisa në Staravec dhe atykarrierën time të mësimdhënies e kam mbyllur,kukam njohur të gjithë fshatin dhe gëzoj respekt përto:- shton Hatie Shera. Kjo zonjë e madhe që jetën iakushtoi edukimit të brezave që pa u mërzitur mësoinjë fshat të shkruajë e të lexojë. Ajo mbetet njëshembull mirësie, vendosje dhe burim i pashtershëminformacioni dhe dije. Edhe sot që po gëzon pension mendjen e ka tek e kaluara e ndritshme që ajo kapasur, një komunitet i edukuar nga duart e saj.
Nga: Samet Zagradi