Harami t’ze deri në tre breza

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Alegoria Dibrane është një nismë dhe projekt i portalit Dibra ON për të risjellë tek lexuesi vlerat e Alegorisë Dibrane. Ky projekt synon të ndihmojë dashamirësit e kulturës dhe alegorisë dibrane ti japin vlerë fjalës dhe mençurisë së dibranëve brez pas brezi.

Nje fshatar kishte shumë blegtori, dele e dhi e bante shumë hyzmet. Vjen një kohë qê delet po i cofnin (ngordhnin) një nga një, me gjithë hyzmetin që u bante.

Vendosi të pyeste një plak të mençëm por që kishte qenë blegtor me za.

-I kujt je or djalë, e pyeti plaku.

-I filanit.

-Ka qanë burrë i mirë dhe i urtë.

-Po gjyshi jot si e ka pasë emrin?

-Filani.

-Mos e luaj ma teqe (tutje). Prej atij e ke. Nuk ka lanë gja pa ba ai në kohë të vet. U ka pas dalë në male tregëtarëve të Dibrës që vinin prej Tirane, e i ka plaçkitë e rrahë si mos më keq.

Më vjen keq po ty të ka zanë harami i tij. Deri në tre breza të zë harami. Thuaj shyqyr që të ka prekur në gja të gjallë dhe jo në njerëz.

Marrë nga libri “ Rrëfime popullore Dibrane” te autorit Sakip Cami.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
100 %