Kryeministri Rama teksa mori fjalën në konferencen për media në Bruksel në ditën kur mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare, falenderimin kryesor e pati për popullin shqiptar që sipas tij nuk u dorëzua kurrë në përpjekjen për të ndjekur ëndërrën europiane.
Rama shtoi se pas disa vitesh të vështira me pandemi dhe luftë, të gjithë duhet të luftojnë për tu ngritur për të ndërtuar sic tha ai një Shqiperi të fortë europian dhe një Ballkan të Hapur Perendimor.
Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane.Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor.
Rama, falënderoi përpjekjet e bëra nga presidenca paraprake e BE-së, e udhëhequr nga Franca, për zhbllokimin e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.
“Propozimi francez shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde”, tha ai.
Më pas një urim të vecante ai e pati për ish-kancelaren gjermane Merkel për suportin që I ka dhënë Shqiperisë, për më teper në një ditë të vecantë për të, pasi sot feston datëlindjen.
Dua të falenderoj presidenten e Komisionit Europian, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit.