Ditën e sotme u cel zyrtarisht “sezoni turistik 2022” për rrethin e Dibrës. Sic ishte planifkuar dhe njoftuar ditë me rradhë duket që Bashkia Dibër dhe partnerët po bëjnë një punë mjaftë të mirë dhe që po bën bujë.
Në celjen e sezonit turistik 2022 ishin të pranishëm ishin Frida Krifca, Ministre e Shqipërisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Kryetari I Bashkisë Rahim Spahiu, Zv Ministrja e Turizmit Almira Xhembulla dhe shumë drejtues dhe fermer të cilët ishin të pranishëm në panairin në Bulevardin Elez Isufi.
Gjatë gjithë ditës së sotme deri në orët e vona të darkës do të vijojnë aktivitetet të cilat do të kulmojnë me koncertin ku të ftuar do të jenë një nga grupet legjentare të muzikës shqiptare “Elita 5 në sheshin e shkolles profesionale.