HALLALL LOPA ME GJITHË VIÇ

1 0
Read Time:35 Second

Pas një dasme të madhe që banë në fshat, kur martuan djalin e vetëm që kishin, burrë e grua po bisedonin në shtëpi dhe bënin llogari borxhet që kishin për të paguar. Dasma na doli e mirë dhe të gjithë mbetën të kënaqun! – foli gruaja. E mirë e mirë, po borxhe kemi shumë dhe vështirë me i pague të gjitha! – Shesim lopën, more burrë, e borxh kujt nuk po i rrimë, veçse të na dalë nusja e mirë. Djali e dëgjoi gjithë bisedën në dhomën e tij. Hallall lopa me gjithë viç, se nusja na ka dalë e mirë, oj nanë! Vetëm borxh mos i rrini kujt!..

|Marrë nga libri Gurrat e Korabit, Shaqir Skarra|

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %