“Goli i Dinamos ishte i rregullt”, moviola e Jeminit: Topi s’është prekur, sepse nuk lëviz…

0 0
Read Time:42 Second

Goli i Dinamos ndaj Korabit, shkaktoi polemika të shumta, teksa miqtë pretendojnë se Danaj shënoi në pozicion jashtë loje, ndërkohë sipas ish-arbitrit të FIFA-s, Lorenc Jemini, goli i bluve nga kryeqyteti ishte i rregullt. I ftuar në studion e “Procesit Sportiv”, Jemini deklaroi:



Ka pasur polemika, luante Dinamo me Korabin. Ka pasur një karton të kuq. Për dy të verdhë. Kartoni i parë i verdhë dhe i dyti për mua janë. Janë ndërhyrje që nuk ke çfarë iu bën.

I gjithë dyshimi është a e ka prekur topin lojtari i Dinamos, në qoftë se ai e ka prekur topin është pozicion jashtë loje. Për mua, nuk e ka prekur topin. Topi nuk lëviz. Kjo Kategoria e Parë i ka pamjet të vështira. Nuk e ka prekur topin dhe goli është i rregullt”, u shpreh Jemini.

Panorama Sport

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %