Gjykata i jep mandatin e kryebashkiakut Lefter Allës dhe Dionis Imerajt

0 0
Read Time:37 Second

Gjykata e Dibrës i ka dhënë mandatin kryebashkiakut të Dibrës, Dionis Imeraj, si dhe kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Mësohet se të dy kryetarët e rinj të bashkive kanë marrë aprovimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për të qeverisur në mandatin vendor në vazhdim.

Tashmë pritet miratimi i mandateve për Këshillat Bashkiak e më pas këta të fundit të bëjnë kostituimin për t’ju dhënë mundësinë kryetarëve të dalë nga 30 Qershori të nisin zyrtarisht detyrën.

Ndërsa në veri njihen mandatet e kryebashkiakëve, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë-padinë e Leonidha Hristos për mosnjohje të mandatit të Kristaq Kiços, si kryebashkiak i Finiqit.

Hristo, kundërshtari i Kristaq Kiços në votime pretendon se në Finiq zgjedhjet janë manipuluar./Ora News.tv/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %