Gjoricë mugon uji i pijshëm, banorët bëjnë thirrje për protestë

0 0
Read Time:33 Second

Ditën e djeshme Top Channel, raportoi se ndërprerja e punimeve për ujësjellësin e ri në Bashkinë Bulqizë, ka lënë pa ujë 6 fshatra të Njësisë Administrative Gjoricë. Projekt ky nisur që në vitin 2015, ku janë kryer vetëm faza e parë e punimeve.

Kjo ka irrituar banorët e Njësisë Administrative Gjoricë, të cilët po shpërndajnë nëpër rrjetet sociale një njoftim për të nisur protestën.

Sipas njoftimit që po qarkullon, protesta do të bëhet te Ura e Cerenecit, ditën e shtunë, datë 23. 02. 2019.

Në njoftim thuhet se protesta nuk ka ngjyrime partiake dhe po organizohet nga vetë banorët. Kushtu ata ftohen të gjithë banorët e zonës.

DibraOn.com



Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %