Read Time:36 Second
Sensibilizimi për familjet e varfra në vendin tonë ka prekur edhe ekipet e futbollit. Shpesh janë lojtarët e Tiranës, të cilët ndihmojnë fëmijët në nevojë, por rasti i fundit vjen nga Peshkopia. Korabi, skuadra që përfaqëson qytetin ndodhet aty për të zhvilluar fazën përgatitore.
Të gjithë, klubi, stafi dhe skuadra kanë mbledhur disa të holla duke marrë një nismë rastësore dhe me shumën modeste kanë blerë ushqime për një familje të varfër. Një përfaqësi e skuadrës ka shkuar pranë familjes duke ju gjendur pranë.
Edhe lojtaret e ekipeve të qyteteve të tjera, duhet që të marrin nisma të atilla, duke qenë më afër komunitet, jo vetëm thjesht një herë në dy javë, apo në stërvitje!
E.S./Vipsport.al