Gjest human i policisë së Dibrës, efektivët dhurojnë gjak për fëmijët talasemik

0 0
Read Time:53 Second

Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike, Policia e Dibrës iu përgjigj pozitivisht thirrjes së spitalit Rajonal të qytetit të Peshkopisë për dhurim gjaku.
Punonjës të forcave “Shqiponja” të sektorit të policisë Rrugore, ato të Rendit dhe të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore Dibër dhuruan gjak, paraditen e kësaj të hëne, duke u bërë shembull se si mund të jesh në shërbim të komunitetit jo vetëm duke bërë punën tënde, por edhe duke ju ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.
I pranishëm në këtë veprim human brenda bankës së gjakut në spitalin Rajonal Dibër ishte edhe vetë Drejtori Vendor i Policisë Dibër, Skënder Hita, i cili tha se “Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të Policisë së Shtetit dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë”.
Ky solidarizim dhe kontribut pritet të vijojë dhe në ditët e ardhshme nga strukturat e tjera të Policisë jo vetëm në Dibër, por edhe në Bulqizë e Mat

Marre nga Mat TV

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %