Klubi i Korabit ka bërë një denoncim publik përmes një reagimi në kanalin zyrtar. Dibranët kanë sjellë pamje gjatë ndeshjes me Besën e Kavajës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Ata kërkojnë marrjen e masave nga organet kompetente për të dënuar lojtarin Onuh. Siç shihet dhe në video, ai i drejtohet tifozëve me gjest fyes duke nxitur reagimin e tyre. Në kanalin zyrtar të klubit dibran shkruhej:
“Denoncim publik!
Në takimin e zhvilluar ditën e djeshme midis KF Korabi – KF Besa, i vlefshëm për kompeticionin Kupa e Shqipërisë, lojtari i skuadrës mike Chinonso Darlington Onuh pasi u zëvëndësua, ofendon tifozerinë tonë me këtë veprim anti sportiv duke shkaktuar irritimin e tyre.
Ndihemi të ofenduar nga sjellja e pa justifikueshme e lojtarëve të skuadrës mike dhe se si nuk u krye asnje veprim nga ana e zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Falenderojmë TVDibra News për mundësimin e pamjeve filmike!”
Newsport.al