Gëzuar ditën e Verës nga shkolla 9-vjeçare “Demir Gashi” Peshkopi

0 0
Read Time:1 Minute, 10 Second

Edhe përse jemi pak ditë larg 14 Marsit që njihet si “Dita e Verës” aktivitetet në shkollat e Dibrës kanë filluar. Shkolla 9-vjecare Demir Gashi në Peshkopi u kujdes në mënyrë të vecantë që të përcillte emocionet e këndëshme të ditës së verës në aktivitetin e zhvilluar sot pranë ambienteve të shkollës.

Që në hyrje organizatorët i kushtuan një rëndësi të vecantë mikpritjes dhe u kujdesën që cdo I ftuar të ndihej në sinkron me ngrohtësinë që të ofron festa e Ditës se Verës.


Shkolla “Demir Gashi” si shkollë Qendër Komuitare, që në thelb është trinomi Shkollë-Fëmijë-Komunitet organizoi aktivitetin në bashkëpunim të ngushtë me prindërit. Organizimi perfekt nga stafi i shkollës, me valle të zonës, kostume popullore, ushqime tradicionale dhe lojra popullore të cilat padyshim të jepnin lndjenjën e fëmijërisë në këtë periudhë pranë ditës së Verës.
Të ftuar në aktivitet përvec nxënësve të shkollës ishin mësues, prindër, drejtues, përfaqësues organizatash, punojës të Bashkisë Dibër të cilët padyshim e shijuan ushqimet, mikpritjen dhe kujtuan fëmijërinë nëpërmjet një aktiviteti të organizuar nga stafi i shkollës “Demir Gashi”, nxënësit e kësaj shkollë dhe prindërit të cilët janë gjithmonë të gatshëm të bëhen pjesë e inisiativave të tilla.


Në fund të aktivitetit drejtoresha e Shkollës 9-vjecare Eva Selishta falenderoi të gjithë pjesmarrësit, nxënësit, prindërit dhe mësuesit për organizimin.

|Portali Dibra ON|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %