Gerald Murrja, artisti dibran qe po prek majat e operas Shqipetare

0 0
Read Time:5 Minute, 18 Second


Gerald Murrja është një nga artistët premtues dhe i talentuar në tregun muzikor në vendin tonë. Me
babain nga Luznia dhe nënën nga Topojani i Dibrës ai lindi në qytetin e minierës, në Bulqizë. Në moshën
5 vjecare bashkë me familjen e tij udhëtuan drejt Tiranës për një jetë më të mirë. Eshtë vetëm 23 vjec
dhe sipas maestro Zhani Cikos mbetet i vetmi tenor Dibran në aq kohë sa ai ka drejtuar operan. Ai është
pjesë e një grupi muzikor të quajtur “Classic Boys“ të krijuar në spektaklin e muzikës “X Factor” në
televizionin Klan. Ishte pjesmarrës në këtë spektakël ku nga 8 mijë konkurrentë nga Kosova, Shqipëria,
Maqedonia dhe Mali i zi arriti të shkojë në 4 më të mirët në X Factor sezoni i dyte. Vazhdimisht merr
pjesë në spektale elitare të muzikës në vendin tonë si Kënga Magjike, Festivalin e këngës në Radio
Televizonin Shqipëtar, në këndimin e hymnit kombëtar në ndeshjet përfaqësues përkrah të madhit
Kastriot Tusha.

Gerald, ti je një i ri premtues në botën e muzikës dhe ne jemi me fat që je nga Dibra. Na fol pak më
shumë rreth vetes tuaj për një publik më të gjerë
.?
Faleminderit për fjalët e mira dhe unë jam krenar që vij nga kjo zonë kaq e nderuar dhe kaq bujare. Unë
vij nga një familje e thjeshtë Dibrane me babain nga Luznia dhe nënën nga Topojani por vetë kam lindur
në qytetin e Bulqizës. Në moshën 5 vjecare bashkë me familjen u zhvendosëm për në qytetin e Tiranës
për të pasur më shumë mundësi të mira jetese. Unë jam 23 vjec dhe që nga klasa e parë jetoj në
kryeqytet. Tani jam student i universitetit të arteve.


Si e zbulove talentin tënd në këndim dhe kush kanë qenë disa nga projektet e tua?
Unë kam filluar të merrem me muzikë që në shkollën 9-vjecare ku merrja gjithmonë pjesë në koncertet
që organizoheshin në shkollë. Më pas mora pjesë në një talent shoë në Vizion Plus të quajtur “Elefant
Shoë” dhe vitin e parë nisa në liceun artistik për kanto. Aty fillova mësimin me petagogen Zina Zdrava ku
mora mësimet e para në muzikën klasike, ndërkohë në lice paralelisht kam marrë pjesë në disa
kompeticione ku jam vlerësuar me cmime të ndryshme. Më pas mora pjesë në në “X factor” ku në fillim
isha solist dhe më pas u bëmë grup ku atë e quajtëm “Classic Boys” nga vetë rryma e muzikës që
këndonim. Nga 8 mijë konkurentë që kishin marrë pjsë nga Kosova, Shqipëria, Mali I Zi dhe Maqedonia
ne arritëm të shkonim në 4 më të mirët në edicionin e parë të X factor. Më pas na u hapën shume dyer,
ku konkuruam për herë të parë në këngën magjike ku arritëm të shkonim më finale dhe të fitonim
cmimin “Best Grup” me këngën “Poltroni jot bosh”

  • E mendoje ndonjëherë që do punoje dhe konkuroje në spektaklet më të njohura në Shqipëri?

Mendoj që në qoftë se punon cdo gjë bëhëet. Unë kam fatin e madh të punoj dhe këngoj me një nga
këngëtarët (tenor) më të famshëm në Shqipëri si Katriot Tusha. Me një emocion të madh kam psur
nderin e madh të këndoj himnin tonë kombëtar në ndeshje shumë të rëndësishme të kombëtares
sonë në stadium si ajo kundër Izraelit, Sllovenisë dhe kohët e fundit kundër kundra Italisë. Kam
marrë pjesë në emisionin “100 vjet muzkë” sërish në televizionin Klan ku kemi bashkëpunuar me Elia
Zaharinë (gruaja e princ Lekës), Renis Gjokën dhe Redon Makashin.

  • Përvec muzikës Gerald, ke ndonjë hob apo pasion tejtër?
    Po. Unë e pëlqej shumë futbollin dhe para ca vitesh kam qenë pjesë e ekipit të Partizanit B. Tani nuk
    është se kam shumë kohë për ta praktikuar, por sa herë e gjejmë kohën luajmë kalceto. Më pëlqen të
    dëgjoj muzikë dhe një nga këngëtari im i preferuar është një këngëtar grek me emrin Mario Frangoulis.
    Ndonjëherë lexoj dhe libra, madje libri që tani po lexoj është Harku i Triumfit. Po më shijon. Mendoj që
    koha në ditët e sotme është shumë e kufizuar por në qoftë se ne e menaxhojmë ashtu sic duhe ja dalim
    të bëjmë cdo gjë.
  • Si është një ditë e jotja Gerald?
    Mua më pëlqen shumë gjumi i mëngjesit dhe ca është e vërteta ngrihem pak vonë. (Qesh). Më pëlqen
    që kafenë në mëngjes ta pi me familjen ose me shoqërinë. Më pas në shkollë, studim futboll. Darkat më
    pëlqen ti kaloj me familjen. Unë kam dhe dy vëllezër më të vegjël të cilët përpiqem të kaloj sa më shumë
    kohë me ta. Mendoj që kjo është një ditë e zakonshme e imja.
  • Projektet e tua në të ardhmen dhe mendon që mund të provosh të fillosh një karierrë solo?
    Tani shpejt më datën 3 prill me orkestrën dhe korin e universitetit të arteve bëhet Rekujemi I Tonin
    Harapit ku unë do të kemë disa numra solo. Ky aktivitet do të xhirohet edhe do të mbetet si
    dokument. Për sa I përket pyetjes tuaj nëse kam menduar të këndoj solo, përse jo. Do ta mendoj.
    Kam në plan të bëj disa këngë të reja përse jo edhe një klip. Për sa I përket festivaleve mendoj tek
    serish tek kënga magjike dhe Festivalin neë Radio Televisionin Shqipëtar. Përvec kësaj kam në plan
    të vazhdoj studimet për specializim jashtë Shqipërisë. Ëndëra ime është të këndoj në skenat e
    operave në botë dhe shpresoj që një ditë do të bëhet realitet.
  • Kush është mëndimi juaj për rininë Shqipëtare?
    Tani për sa I përket te rinjve sot, ku dhe unë bëj pjesë kemi harruar të shijojmë shumë gjëra duke u
    bërë tepër të varur nga teknologjia. Unë do doja tu thoja që të merreni më shumë me sport, art dhe
    të lexoni sa më shumë për të pasur një të ardhme më të mirë. Të punojmë sepse për veten tonë e
    kemi.
  • Ti the që ke ikur i vogër nga Dibra, vjen shpsesh ta vizitosh?
    Unë kam dajat në qytetin e Bulqizës dhe cdo vit vij dhe qëndroj. Kënaqem me ajrin e pastër dhe
    me njerëzit që unë kam atje. Edhe në Peshkopi unë kam miq të cilët I takoj shpesh dhe ndihem
    shumë mirë kur flas me to. Fundja ajo është vendlindja jonë dhe cdokush ka detyrë të
    kontribosh dh eta duash ashtu sic është, ashtu sic bëni edhe ju.

Nga: Samet Zagradi _____DibraON.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %