Gazetari që jeton me ndihmë ekonomike.

0 0
Read Time:1 Minute, 27 Second

Fatmir Zhuzhi ka lindur në fshatin Rreth Kale të  njësisë administrative Muhurr ku mes vështirësive të shumta mbaroi shkollën 8-të vjecare në shkollën e Muhurrit. Biri I dy prindërve punëtore dhe të ndershëm, me nënën infermiere dhe babain fillrojtës I PTT-së Fatmir Zhuzhi që i vogël  I lind dëshira për të komentuar ashtu sic dinë fëmijët ndeshjet e futbollit. –Që kur isha fëmijë kisha dëshirë të bëhesha në të ardhmen një gazetar sportive dhe gjithmonë mundohesha të imitoja gazetarin sportive Ahmet Shqarrin I cili ishte i vetmi shembull për mua në atë kohë:- shton për portalin Dibraon.com gazetari Fatmir Zhuzhi.

Gazetari sportiv, Fatmir Zhuzhi

Ai nuk mundi të kryejë një shkollë për shkak të mundësive shumë të vështira ekonomike por kurrë nuk la pas pasionin e tij për sportin dhe vecanërisht gazetarinë sportive. Në vitin 2005 ai filloi punë si komentator sportive tek radio Dibra dhe më vonë në televizionin local te Dibrës.  Më vonë Zhuzhi punoi si korespondent tek të gjitha gazetat sportive në vend, duke filluar me Sportin Shqipëtar, Sport plus, Sport Ekspres dhe në fund tek Panorama Sport. Ai për një kohë punoi si komentator ku bënte lidhjet direkte nga stadium I Korabit për Radio Tiranën. Gazetari I njohur sportive Defrim Methasani, sipas tij ka qenë gjithmonë një dorë që e  fortë për ta ndihmuar por nuk mjafton vetëm kjo. Ai thotë që jeton vetëm me 4800 lekë të reja ndihmë ekonomike dhe e ka të pamundur të mbajë familjen. I pa punë dhe një familje për të mbajtur, mes varfërisë gazetari Zhuzhi ndjehet I braktisur nga cdo pushtet. Në sezone të ndryshme Fatmir Zhuzhi emigron në Greqi por pa lënë kurrë pas pasionin e tij për gazetarinë.

DibraOn

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %