Gatimet tradicionale dibrane, unike në Ballkan

0 0
Read Time:1 Minute, 56 Second

Po ju paralajmërojmë: para se të lexoni artikullin, sigurohuni të keni ngrënë ndonjë vakt, përndryshe do të doni të kullufisni gjithçka që do ju dalë përpara! Është e pamundur të lexosh një përmbledhje mbi pjatat tradicionale të kuzhinës dibrane, pa patur menjëherë oreks apo dëshirë për të provuar një prej tyre!

Disa nga pjatat më të njohura të Dibrës janë: pulë me qullë, jufka me pulë fshati, byreku, specat me gjizë, e plot pjata të tjera të gatuara me produkte bio e përmes një tradite të trashëguar nëpër breza. Sofra dibrane është e mbushur me gatime tipike shtëpie, që i serviren kujtdo që zgjedh të vizitojë këtë zonë. Ku ka më mirë se të provosh petullat e shtëpisë, bukën e mrume, gjizën me gjalp e vezë, apo turshitë nën një atmosferë mikëpritëse mes dibranëve fisnikë.

Jufka me pulë

Jufkat me pulë janë një gatim i thjeshtë, i shëndetshëm dhe plot aromë shtëpie. Gatimi është tradicional për zonat verilindore të Shqipërisë dhe në periudhën e dimrit është gostia më e mirë për familjen dhe miqtë. Jufkat janë prodhim tipik me të cilin dibranët mburren. Këto makarona si flokë të dredhur bashkohen në një recetë të thjeshtë e cila nuk merr më shumë se 50 minuta kohë të plotë gatimi.

Burimi i fotos: pinterest.com/flutragrecagmai/

Në Qarkun e Dibrës do të gjeni dhe shumë restorante ku gatuhen plot shije mishi i pjekur në prush, në saç, mishi i qingjit, fasulet me pastërma, e plot pjata të tjera. Produktet blegtorale janë të cilësisë më të lartë, falë kushteve të mira mjedisore.

Vend të veçantë zënë ëmbëlsirat tradicionale, të cilat gatuhen me shumë vëmendje nga zonjat e shtëpisë. Hallva apo sheqerparja këtu përgatiten në mënyrë aq unike sa do të të duket sikur i provon për herë të parë.  Bakllavaja, revanija, apo shëndetlija janë disa emra të tjerë që duhet t’i keni në konsideratë nëse vizitoni Dibrën.

Bakllava

Bakllava, Burimi: fax.al

Zakonisht në muajin tetor nis në Peshkopi dhe “Festa e të Vjelave”, që është dhe panairi më i rëndësishëm ku promovohet kuzhina dibrane si dhe produktet kryesore të qarkut. Lloje të ndryshme djathërash, rakish, mjalti, ëmbëlsirash, si dhe fruta të ndryshme apo dhe gatimet tradicionale të përmendura më herët bëjnë që panairi të vizitohet nga plot vendas e turistë të huaj.

DibraOn.com/ IntoAlbania

Happy
Happy
50 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
25 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
25 %
Surprise
Surprise
0 %