Ai ishte një prind shembullor, një familjar model dhe një aset shumë I rëndësishëm intelektual I zonëns. Me plotë sakrifica bashkë me bashkëshorten e tij Zemrien, ai rriti edukoi dhe shkolloi gjashtë fëmijë të cilët mbajnë gjithmonë kokën lart kur bëhet fjalë për babain e tyre tashmë të ndjerë, por që ka lënë pas tij një emër të madh për komunitetin e Luznisë dhe jo vetëm.
Nga: SAMET ZAGRADI
Arsimi në Dibër gjithmonë ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në historinë e jetës së Dibranëve. Zgjuarsia edhe kur shkollat nuk egzistonin ka qenë prezente, dëshmi kjo e trashëguar edhe në ditët e sotme. Qindra mësues që në fillimet e arsimit në Dibër kanë dhënë kontributin e vecantë duke transmetuar gjithmonë dije dhe dashuri për vendin e tyre. Pikërisht për një nga të shumtët e figura të shquara të arsimit dibran do flasim edhe në këtë artikull. Bëhet fjalë për professor Gani Jova I cili një jetë të tërë ja kushtoi arsimit në një nga zonat më me traditë të Dibrës, në zonën e mikpritjes dhe alegorisë Luznisë.
Profesor Gani Isuf Jova, lindi në 14 Mars të vitit 1934 në Katund të Ri, pjesë e Njësisë Administrative Luzni dhe vdiq në moshën 83 vjecare në Sukth të Durrësit ku ishte zhvendosur me familjen e tij.
Ai lindi nga një familje e madhe dhe e varfër e cila mundësitë ekonomike I kishte të pakta. Në moshën 5 vjecare e ëma e tij vdiq duke e lënë atë jetim në një moshë shumë delikate. Arsimin fillor dhe atë 7-të vjecar e kreu në fshatin e tij të lindjes në Luzni me rezultate të shkëlqyera për kohën. Situata ekonomike e familjes e detyroi që në moshën 15 vjec me një grup të rinjsh nga Dibra të nisen në këmbë drejt Tiranës ku u punësuan në fushën e ndërtimtarisë në ndërmarrjen 21 Dhjetori. Imcak dhe jo shumë I fuqishëm por me një intelekt të jashtëzakonshëm drejtuesit e ndërmarrjes e vendosën Ganiun postier në ndërmarrje duke qenë se puna në ndërtim ishte shumë rëndë. Po drejtuesit e kësaj ndërmarrje tentuan ta conin atë në Moskë për studime por situatat e kohës nuk ishin të favorshme dhe kështu në moshën 17 vjecare ai u regjistura në Normalen e Përgjithshme të Elbasanit ku për katër vite përfundoi edhe aty me rezultate të shkëlqyera.
Me mbarimin e shkollës profesor Ganiu, sic e quanin gjithë komuniteti I cili deri në frymën e fundit të tij e respektuan , u punësua si mësues në fshatin e tij. Gjate gjithë jetës, deri në daljen në pencion ai nxorri kuadro si mësues, ushtarakë, profesor, sportist e shumë të tjerë.
I përulur dhe I gatshëm për cdo grimcë dije Gani Jova nderohet nga Ministria e Arsimit rreth viteve 1980-1985 me titullin e lartë, urdhri “Naim Frashëri” për arritje të shkëlqyera në metodologjinë e mësimdhënjes. Kjo gjë nuk ndodhte shpesh dhe dekorata të tilla kishin një vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm për personin por për të gjithë kominitetin.
Ai nuk e “tradhëtoi” kurrë Luzninë, atë zonë e cila e lidh drejtpërdrejtë me mbiemrin e tij “Jova” një nga mbiemrat më të vjetër të zonës se Luznisë.
Gani Jova nuk ishte vetëm një mësues profesionist, I gjendshëm dhe I përulur ndaj cdo nxënësi për ti ngulitur dhe drejtuar atë nga rruga e dijes. Ai ishte një prind shembullor, një familjar model dhe një aset shumë I rëndësishëm intelektual I zonëns. Me plotë sakrifica bashkë me bashkëshorten e tij Zemrien, ai rriti edukoi dhe shkolloi gjashtë fëmijë të cilët mbajnë gjithmonë kokën lart kur bëhet fjalë për babain e tyre tashmë të ndjerë, por që ka lënë pas tij një emër të madh për komunitetin e Luznisë dhe jo vetëm.
Komuniteti flet shumë për të. Madje ato e kujtojnë si profesori i urtë, i mençur, matur dhe i gatshëm për ti ardhur në ndihmë çdo personi që kishte nevojë për të.
“Gjithmonë kur donim të lexonim ndonjë letër, apo kur donim të bënim dicka që kishte lidhje me shkrimin, leximin apo dokumentat babai na conte tek shtëpia e Ganiut. Varfëria dhe padituria ishte e madhe, ne ishim shumë të vegjël dhe e mbajmë mend profesorin që orjentonte jo vetëm Katundin e Ri por të gjithë banorët e Komunë së Luznisë. Madje kujtoj që shtëpia e profesor Ganiut ishte plot nga personalitetet e larta të qeverisë deri tek njerzit të cilët I kishte zënë nata dhe thjesht kishin dëgjyar për të:- Shprehet G.M 65 vjec nga Luznia I cili flet me shumë nostalgji për të.
Luznia është një zonë e cila njihet gjerësisht në Dibër për odat dhe muhabetin e hollë që Luznakët kanë zotëruar. Ngacmimi tipik I Luznakëve në konaqe dhe sebepe të ndryshme njihen edhe sot në ditët e sotme. I rritur mes këtyre konaqeve Gani Jova nuk kishte se si të dilte ndryshe dhe për këtë ai zotëronte mjeshtërinë alekorike luznake e cila e bënte atë një person me diapozon të gjerë njerzorë, professional, familjar dhe një aset mjaftë të rëndësishëm për zonën e titj .