Fshati Zall-Strikçan i mbetur me pesë shtëpi, banorët: Presim të vijnë njerëz por na vizitojnë kafshët e egra

1 0
Read Time:1 Minute, 1 Second

80% e banorëve të fshatit Zall Strikçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, janë larguar. Dikur në këtë fshat banonin 60 familje, ndërsa sot nuk ka më shumë se 5.

Një nga të paktët banor që ka mbetur ende aty është Arif Lala. Ai thotë se arsyet e braktisjes së fshatit kanë qenë të shumta, që nga mungesa e infrastrukturës, ujit të pijshëm, problemeve me energjinë elektrike etj.

Sipas Lalës, të gjithë ata që janë larguar nuk rikthehen më pasi gjendja në fshat vijon të mbetet e njëjtë. Edhe ai vetë e ka menduar largimin dhe se shprehet që mund të ndodhë shumë shpejt për shkak se nuk sheh të ardhme për fëmijët e tij në këtë fshat.

Një tjetër problem me të cilin po përballen banorët e mbetur ende në këtë fshat është edhe zbritja e kafshëve të egra aty për shkak se janë larguar njerëzit dhe nuk ka më lëvizje. Arifi tregon se ujqërit zbresin në brendësi të fshatit duke ju rrezikuar jetën.

Braktisja e këtij fshati është e dukshme me banoesa gati të rrënuara e rrugë të bllokuara nga ferrat apo bimësi të tjera. Largimi i banorëve nga ky fshat me shumë gjasë është pakthim./btvnews.al


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
100 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %